FIA mbledh 2 milionë euro për luftën ndaj Covid-19

0
788

  • Ankandi #RaceAgainstCOVID i zhvilluar në internet nga RM Sotheby’s në emër të Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA) arrin të grumbullojë 944,392 € (845,472 £)
  • Të ardhurat i përfiton Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Shoqëritë e Gjysmëhënës së Kuq (IFRC) si përgjigje globale ndaj COVID-19
  • Shitjet kryesohen nga një makinë McLaren MP4-24 Show Car e dhuruar nga McLaren që ka vlerën 66,000 paund
  • Një numër shumë i madh tejkalojnë vlerësimet e tyre të para-shitjes
  • Të gjitha paratë e mbledhura nga shitjet do ti shtohen shifrës 1,000,000 € të dhuruara nga FIA Foundation për të luftuar pandeminë
  • Kompania RM Sotheby’s do të dhurojë të gjitha fitimet pa kosto
  • Rezultatet e plota nga ankandi online #RaceAgainstCOVID i RM Sotheby’s mund ti gjeni në rmsothebys.com

RM Sotheby’s, kompania më e madhe në botë e ankandeve të koleksionistëve të makinave për sa i përket shitjeve totale, është e kënaqur që ka ndihmuar Federatën Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA) duke grumbulluar një shifër prej 944,392 € (845,472 £) nëpërmjet ankandit online #RaceAgainstCOVID. Të ardhurat do të shkojnë në Federatën Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Shoqërive të Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC) si përgjigje globale ndaj COVID-19. Shitjet e organizuara në platformën “Online” të kompanisë së ankandit ishin 95 pjesë të jashtëzakonshme koleksioni dhe përvoja VIP, dhuruar bujarisht nga komuniteti botëror i motorsportit dhe automobilizmit. Kësaj shume i bashkëngjitet edhe shifra prej 1 milionë € dhuruar për kauzën nga FIA Foundation. Për sa i përket rezultateve të shitjeve, në krye është makina McLaren MP4-24 e dhuruar bujarisht nga McLaren. Makina u krijua për qëllime publiciteti për ta promovuar si pretendente për Formula 1 në 2009-ën. Në atë sezon, makina u drejtua nga Heikki Kovalainen dhe Lewis Hamilton ndërsa skuderia u rendit në vend të tretë në kampionatin e konstruktorëve me atë makinë. Kjo 1-vëndeshë e mrekullueshme u shit për 66,000 paund duke dyfishuar vlerësimin e saj të ulët para shitjes.

Një tjetër shitje e mrekullueshme ishte skulptura mahnitëse e Eau Rouge nga Paul Oz, një skulpturë bronzi që është një version 60% më i vogël i statujës së bronzit që qëndron përherë në Qendrën e Teknologjisë McLaren. Dhuruar nga artisti, ajo është krijuar në vitin 2019 me miratimin e “Institutit Ayrton Senna” dhe familja Senna dhe është një nga vetëm 41 pjesët që përfaqësojnë 41 fitoret e Ayrton Senna në Formula 1. Kjo vepër arti e jashtëzakonshme arriti të shitej 48,000 £, duke tejkaluar vlerësimin e parashitjes. Ndërmjet një numri të madh të veshjeve të garave dhe helmetave të dhuruara nga shumë pilotë të njohur të këtij sporti, ai që kishte ofertat më të mira ishte kostumi dhe helmeta e Damon Hill që garoi për Renault Racing në 1995. Këto u dhuruan nga ish-kampioni i Botës në Formula 1. Në mënyrë të veçantë, ky kostum ishte veshur nga Hill gjatë Çmimit të Madh të Australisë që ishte edhe gara e fundit e kampionatit, ndërsa u shit për 39,600 paund, në një kohë që më parë kishte një vlerësim 5,000 deri në 7,000 paund.

Presidenti i FIA-s, Jean Todt thotë: “Pothuajse 2 milionë euro të mbledhura nga ankandi i bamirësisë #RaceAgainstCovid i organizuar nga FIA dhe RM Sothebys do të përfitohen nga shoqëritë IFRC si përgjigje globale ndaj COVID19. Kjo është një arritje thelbësore. Faleminderit të gjithë dhuruesve dhe ofertuesve, veçanërisht FIA Foundation për kontributet e tyre bujare. Përveç këtij ankandi, kujtoj që partneriteti midis FIA dhe IFRC kundër COVID-19 përfshin një mbështetje parandaluese shëndetësore për rifillimin e motorsportit dhe një bashkëpunim të përforcuar midis Klubeve Anëtare të FIA-s dhe Kryqit të Kuq dhe Shoqatave Kombëtare të Gjysmëhënës së Kuqe. Në këtë periudhë të vështira, shëndeti, mobiliteti dhe sporti duhet të ecin së bashku. Ne bashkojmë forcat në luftën kundër pandemisë COVID-19 dhe rrjeti ynë i Klubeve Sportive dhe të Mobilitetit do të luajnë një rol të rëndësishëm në këtë përpjekje kolektive”.

Shefi i kompanisë RM Sotheby’s për Europën, Maarten ten Holder shprehet: “Siç kemi parë shumë herë më parë, shitjet për kauza fantastike gjenerojnë të ardhura të jashtëzakonshme. Në rastin e këtij ankandi, ne kemi parë një dashamirësi të madhe nga të gjithë ata që ndodhen brenda komunitetit të motorsportit, të cilët dhuruan sende të mrekullueshme dhe eksperienca që shitja duhej të ofronte, dhe gjithashtu kemi parë që fansat, entuziastët dhe koleksionistët gërmojnë shumë thellë dhe paguajnë shuma të mëdha në mënyrë që të fitojë kjo kauzë e jashtëzakonshme. Ky ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm dhe të gjithë ata që janë të përfshirë duhet të jenë jashtëzakonisht krenarë. Urime FIA-s ​​për këtë iniciativë dhe gjithashtu FIA Foundation për kontributin e saj bujar”.

Një tjetër makinë shumë e vlerësuar ishte ROC Buggy e dhuruar nga Fredrik Johnsson dhe Race Of Champions. Ai është automjeti i përdorur nga Michael Schumacher dhe Sebastian Vettel gjatë eventeve të Race Of Champions 2011 dhe 2012 në Dusseldorf dhe Bangkok. Buggy u shit për 33,000 paund dhe ishte një tjetër makinë që arriti të dyfishojë vlerësimin që kishte para shitjes. Çuditërisht, kostumi i garave, dorezat dhe këpucët me firmën e 6 herë Kampionit të Botës në F1, Lewis Hamilton të dhuruara nga Mercedes-AMG Petronas F1 u shitën për 31,200 paund, ndërsa një kostum i veshur nga një pilot me të ardhme si Charles Leclerc, i veshura nga ai në Çmimin e Madh të Belgjikës në Spa-Francorchamps, dhuruar nga Scuderia Ferrari, u shit për 30,000 paund. Në fund të pjesës më të lartë të shitjeve renditet Lamborghini Huracán Performant Development Model 2016 i dhuruar nga Lamborghini që u shit për 30,000 paund.

Dhjetë më të shiturat në ankandin #RaceAgainstCOVID

1.McLaren MP4-24 Show Car, 2009                                                 £66,000.00

2.Skulptura Eau Rouge nga Paul Oz, 2019                                        £48,000.00

3.Kostumi dhe helmeta e Damon Hill, Renault Racing 1995            £39,600.00

4.Makina ROC e drejtuar nga M. Schumacher dhe S. Vettel në Race of Champions 2012  £33,000.00

5.Kostumi, dorezat dhe këpucët e firmosura nga Lewis Hamilton, Mercedes-AMG                         £31,200.00

6.Kostumi i Charles Leclerc, Ferrari Racing 2019                             £30,000.00

7.Lamborghini Huracán Performante Development Model 201        £30,000.00

8.Kostumi, këpucët dhe pjesa e pasme aerodinamike e makinës me firmën e Max Verstappen            £27,600.00

9.Ora e përhershme Cosmograph Daytona                             £27,600.00

10.Ylli i Zi nga Frank Stella, 2020                                         £27,000.00

Ofertat për artikujt shumë ekskluziv vinin nga më shumë se 400 ofertues të regjistruar nga 43 vende të ndryshme dhe 69% e të cilave ishin klientë për herë të parë.

Suksesi ankandit të bamirësisë #RaceAgainstCOVID vjen mbas disa rezultateve të mira në shitjet në internet të RM Sotheby’s gjatë muajve të fundit, me blerës dhe shitës ndërkombëtarë të etur për t’u lidhur pavarësisht nga kufizimet aktuale të situatës.

Çfarë është RM Sotheby’s

RM Sotheby’s është kompania më e madhe në botë e ankandeve të koleksionistëve të makinave për sa i përket shitjeve totale. Me 40 vjet rezultate të provuara në industrinë e koleksionistëve të automjeteve, sfera e integruar vertikalisht e shërbimeve të RM, nga ankande (live dhe në internet) dhe shitje private deri te planifikimi i pasurive dhe shërbimet financiare, shoqëruar me një ekip ekspertësh të Specialistëve të Automjeteve dhe një shtrirje ndërkombëtare, ofrojnë një nivel shërbimi të patejkalueshëm për tregun global të koleksionistëve të makinave. RM Sotheby’s është aktualisht përgjegjëse për gjashtë nga dhjetë makinat më të vlefshme motorike të shitura ndonjëherë në ankand.

RM Sotheby’s ka filluar ankandin në internet në vitin 2019, duke siguruar dërguesve dhe ofertuesve një platformë të lehtë për t’u përdorur, me kompaninë që lejon të kryhen transaksione më të shpejta, ndërsa ende shfrytëzojnë nivelin e shërbimit dhe shtrirjen globale, për të cilin njihet ekipi i RM Sotheby’s. Për më shumë informacion, vizitoni rmsothebys.com.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here