Hill Climb/ Gara ndërkombëtare e Krujës më 29-30 Gusht 2020

0
634

Jeni gati për të përjetuar sërish emocionet e garave të motorsportit?! Automobile Club Albania vazhdon traditën dhe bëhet gati për të organizuar edicionin e 7-të të garës ndërkombëtare në Hill Climb, “Trofeu Skënderbej 2020”, i cili këtë vit të zhvillohet më 29-30 Gusht.

Zona sportive e Europës Qendrore (CEZ-FIA) ku bën pjesë edhe Auto Club Albania, ka përcaktuar kalendarin për këtë sezon në disiplinën Hill Climb. Gara zhvillohet në Malin e Krujës dhe në këtë event marrin pjesë pilotë shqiptarë, nga Kosova dhe të huaj njëkohësisht.

Kujtojmë këtu se një vit më parë morën pjesë rreth 40 pilotë që dhuruan shumë emocione dhe spektakël. Në 2019-ën në vend të parë u rendit hungarezi Laszlo Lasz që garonte për klubin kroat të AK Dubrovnik Racing me Reynard Zeteck, makinë e ngjashme me atë të Formula 1. 53-vjeçari i përshkroi 3.8 kilometrat me kohën 2:12.009. Pas tij u renditën Bardhyl Canolli dhe në vend të tretë malazezi Vasilije Jaksiç me Mitsubishi EVO 9.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here