FIA e pranishme në Lojërat Olimpike Rinore, promovohen kartet elektrike

0
673

Lojërat Olimpike Rinore (YOG) janë një event sportiv olimpik i një niveli të lartë për sportistët e moshës 15 deri në 18 vjeç, ku kombinohet performanca sportive, kultura dhe edukimi. Këto lojëra synojnë që të inkurajojnë të rinjtë që të përvetësojnë dhe përfaqësojnë vlerat pozitive të sportit siç janë respekti, miqësia dhe përsosmëria, si edhe të bëhen ambasadorë të sporteve nëpër botë. Këtë vit, për herë të dytë, në Lojërat Olimpike Rinore u vendos edhe një stendë ku një ditë më parë ishte i pranishëm edhe Presidenti i FIA-s, z.Jean Todt së bashku me anëtarët e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Jean Todt dhe anëtarët e Komitetit Olimpik patën mundësinë për të zbuluar shfaqje të ndryshme interaktive në hapësirën e FIA-s që përmban Fushata Globale për Sigurinë Rrugore #3500LIVES.

Prodhuar nga FIA në partneritet me kompaninë numër një të reklamave JCDecaux, kjo fushatë promovon këshilla të thjeshta dhe universale për t’i bërë rrugët më të sigurta për të gjithë, Rregullat e Arta të FIA-s për Sigurinë në Rrugë. Duke qenë se aksidentet rrugore janë shkaku numër një i vdekjes së të rinjve të moshës 5-29 vjeç në të gjithë botën, këto rregulla janë veçanërisht të rëndësishme për Lojërat Olimpike Rinore që po zhvillohen në Luzanë të Zvicrës. Vizitorët kanë shansin që të provojnë 8 prej Rregullave të Arta të FIA-s përmes aktiviteteve interaktive siç janë syzet që simulojnë efektet e alkoolit, loja BATAK për të testuar reflekset e tyre, simulim i një përplasjeje në kokë dhe të tjera.

Në frymën e konkurrencës dhe bashkimit të dy kolonave të FIA-s, Lëvizshmërisë dhe Sportit, pjesa e dytë e hapësirës përfshin një eksperiencë me karte elektrike që vizitorët të përfshihen me ato që kanë mësuar nga ekspozita e Sigurisë Rrugore. Pista e cila është rreth 200 metër e gjatë, kalon rreth flakës olimpike e pozicionuar në “Place de l’Europe”.

Presidenti i FIA-s, Jean Todt deklaroi: “Lojërat Olimpike Rinore janë rasti i përsosur për të mbërritur tek të rinjtë, të cilët janë ndër përdoruesit më të rrezikuar të rrugës dhe për të rritur ndërgjegjësimin për sigurinë në rrugë. Është hera e dytë që FIA është e pranishme në një ngjarje olimpike dhe dëshiroj të falënderoj Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe Presidentin e tij Thomas Bach për mbështetjen e tyre. Për mua është thelbësore që të vazhdojmë të punojmë me ta në çështjen e sigurisë rrugore. Është gjithashtu shumë emocionuese ti mundësosh vizitorëve që të provojnë kartet elektrike që është një mënyrë argëtuese për t’i prezantuar ata me motorsportin në një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm”.

Hapësira për Sigurinë Rrugore do të jetë e hapur për të gjithë vizitorët gjatë lojërave nga 10 deri më 22 Janar. Ndërsa, pista për të provuar eksperiencën e karteve elektrike do të jetë e hapur vetëm gjatë fundjavave.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here