FIA e-Conference 2020 lançon një lëvizje të re për motorsportin dhe një program botëror për mobilitetin

0
30

Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit organizoi konferencën e parë on-line e-Conference për Sportin dhe Mobilitetin nga 15 deri më 18 Qershor. Në këtë konferencë u regjistruan 1.000 delegatë nga 243 Klube Anëtare nga 146 shtete, për të punuar së bashku për të ardhmen e motorsportit dhe mobilitetit në të gjithë botën. Në këtë konferencë shumë të rëndësishme ndërkombëtare mori pjesë edhe Automobile Club Albania si anëtare e FIA-s

Për sa i përket motorsportit, “Qasja e re” e propozuar nga Presidenti i FIA-s Jean Todt u mbështet nga të gjithë pjesëmarrësit dhe do të jetë udhëzues për veprimet për një rifillim të mirë dhe një të ardhme të qëndrueshme të motorsportit. Qasja e re përfshin rregulla të miratuara kohët e fundit për të zvogëluar kostot, një reflektim në pozicionimin e kampionateve të FIA-s, modele më gjithëpërfshirëse të biznesit, rritjen e popullaritetit të motorsportit dhe aksesueshmërinë përmes pjesëmarrjes masive me disiplina të reja si Digital Motor Sport dhe gjithashtu një ftesë për të kontribuar me përgjegjësi në shoqëri. Presidenti i FIA-s nënvizoi se rifillimi i sezonit të motorsportit me Çmimin e Madh të Austrisë që do të zhvillohet dy javë radhazi krijon një mundësi të fortë për të rikthyer kënaqësinë e argëtimit për tifozët ndërsa kontribuon në rindërtimin e besimit dhe aktivitetit ekonomik në dobi të të gjithë punonjësve të motorsportit dhe palëve të interesuara.

Gjithashtu, u lançua një lëvizje e re “#PurposeDriven” për komunitetin e motorsportit. Si pjesë e lëvizjes, FIA do të përpiqet të veprojë si një katalizator dhe një udhëzues për objektivin dhe ambicien e sportit për të përshpejtuar me përgjegjësi kontributin e tij pozitiv për shoqërinë në të gjithë sektorët, përfshirë shëndetin, sigurinë, ekonominë, mjedisin, arsimin, gjithëpërfshirjen dhe diversitetin. Jean Todt ftoi të gjithë anëtarët e komunitetit të motorsportit që të angazhohen në një “Betim të Qëllimit” dhe të ndërmarrin veprime konkrete në këtë drejtim.

Gjatë seancave të Sportit, ish-Presidenti i Meksikës dhe Kryetari i Komisionit të Mjedisit dhe Qëndrueshmërisë së FIA-s, Felipe Calderón tërhoqi vëmendjen e audiencës për rëndësinë e promovimit të motorsportit dhe mobilitetit të qëndrueshëm në mënyrë që të kontribuojë në objektivat globale mjedisore. Nga ana e tij, Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino bëri një deklaratë të fortë për përgjegjësinë sociale të Federatave Ndërkombëtare të Sportit. Drejtori Menaxhues i F1, Ross Brawn ishte optimist se rregullat e reja financiare të prezantuara nga FIA do t’i ndihmojnë ekipet të ecin përpara.

Në aspektin e Mobilitetit, debatet nxorën në pah se kriza shëndetësore dhe izolimi kanë ndikuar fuqimisht në popullatën globale. Ndërsa u përshëndet përshtatshmëria e Klubeve Anëtare të Mobilitetit. Ato iu përgjigjën shpejt krizës dhe aktualisht janë në kërkim të investimeve të ardhshme. Ashtë lançuar një program i ri Mobiliteti në të gjithë botën që mund të përdoret si një hartë rrugore për Klubet Anëtare në vitet e ardhshme. Ai përfshin këshilla dhe ekspertizë të përkushtuar në mënyrë që të mbështesë Klubet e FIA-s në mënyrën më efikase. Për më tepër, folësit shtuan se mënyrat e transportit duhet të kombinohen në një mënyrë inteligjente. Sa i përket sigurisë rrugore, u theksua edhe një herë bindja se duhet ta bëjmë sigurinë një vlerë thelbësore të sistemit të transportit rrugor.

Në përfundim, FIA pozicionohet si një nga aktorët kryesorë në debatin botëror mbi Mobilitetin post Covid-19.

Mes folësve të jashtëm, ish-Komisioneria Europiane për Transportin, Violeta Bulc i kujtoi audiencës se është e rëndësishme të angazhohen me projekte bashkëpunuese dhe që Klubet mund të bëhen modele për sigurinë në rrugë. Ish-Drejtori i Përgjithshëm i UNESCO-s, Irina Bokova, dhe Ambasadori dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i Italisë në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, Mariangela Zappia theksuan rolin e FIA-s për të arritur Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara në lidhje me shumë çështje thelbësore, si lëvizshmëria, lidhja ose barazia gjinore.

Jean Todt përmbylli e-Conference duke falënderuar dhe uruar përfaqësuesit e Klubeve Anëtare, stafin e FIA-s, folësit dhe moderatorët. “Në këto rrethana të vështira, ne jemi bashkuar për të treguar angazhimin e FIA-s për të ndërtuar së bashku një të ardhme të ndritshme. Ne mirëpresim mbështetjen e treguar për njoftimet e bëra për Sportin dhe Mobilitetin, dhe shpresojmë që të punojmë me të gjithë partnerët tanë për të dhënë rezultate pozitive në muajt e ardhshëm”, deklaroi Todt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here