FIA bëhet partner me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe Gran Turismo në eventin e motorsportit, Olimpic Esports Series 2023

0
621

Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) do të bashkëpunojë me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe kompaninë Polyphony Digital Inc. duke marrë pjesë në eventin e motorsportit, Olimpic Esports Series 2023. Gran Turismo™7 do të përdoret si platformë në këtë event. Provat online do të fillojnë në mes të prillit ku kriteret e pjesëmarrjes do të shpallen në një datë të mëvonshme. Më të shpejtët nga provat do të ftohen të konkurrojnë në finalet e javës Olimpic Esports më 22-25 Qershor në Singapor.

Eventi Olympic Esports Series është një garë globale sportive virtuale, e krijuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar në bashkëpunim me Federatat Ndërkombëtare (IF) dhe prodhuesit e lojërave. Përveç motorsportit, do të përfshihet një gamë e gjerë sportesh virtuale.

Olympic Esports Series 2023 do të kulmojë në finalet e drejtpërdrejta që do të zhvillohen në qendrën Suntec të Singaporit, 22-25 Qershor. Këto finale do të jenë edhe pika kryesore e javës Olimpic Esports 2023.

Të bashkuar në Singapor për konkursin unik, lojtarët do të garojnë para tifozëve për titullin prestigjioz të fituesit të Olympic Esports Series. Sfidat finale do të transmetohen live në Olympics.com dhe Mediat Sociale të IOC.

FIA dhe Gran Turismo u përfaqësuan gjithashtu në serinë olimpike virtuale në 2021, ku Valerio Gallo i Italisë fitoi titullin në eventin online.

Robert Reid, Zv/Presidenti i FIA-s për Sportin, tha: “Jam i kënaqur që FIA po bashkon forcat për herë të dytë radhazi me IOC dhe Gran Turismo për këtë event inovativ të Esports. Ne jemi përkushtuar të dyfishojmë pjesëmarrjen në motorsport dhe Olimpic Esports Series përputhet në mënyrë të përkryer me strategjinë tonë për të afruar sa më shumë të apasionuar te motorsporti. Esports promovon pjesëmarrjen masive duke eleminuar shumicën e barrierave tradicionale për hyrjen në motorsport dhe është gjithashtu një event i madh i barazisë, diversitetit dhe përfshirjes.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here