FIA nis fushatën për mbrojtur vullnetarët dhe zyrtarët e FIA-s

0
287

Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) në bashkëpunim me Komisionin e Vullnetarëve dhe Zyrtarëve të FIA-s (VOC), ka nisur një fushatë që synon të rrisë ndërgjegjësimin për çështjet e sigurisë te marshallët dhe zyrtarët që angazhohen vullnetarisht në evente në të gjithë botën

Në një kohë që vullnetarët dhe zyrtarët e FIA-s i kushtojnë kohën e tyre sigurisë së pilotëve dhe spektatorëve gjatë eventeve, fushata e re e nisur më 23 Shkurt, synon të zhvendosë fokusin te siguria dhe mirëqenien e vet komunitetit tonë vullnetar.

Me sloganin “Bëni kujdes. Qëndroni të sigurt”, fushata ofron 10 Rregulla të Artë për të siguruar që vullnetarët dhe zyrtarët, veçanërisht marshallët, t’u përmbahen praktikave më të mira për të ruajtur veten kur janë në detyrë.

Marshallët janë përgjegjës për sigurinë e spektatorëve dhe pilotëve gjatë zhvillimit të garave në rrugë ose në cirkuite dhe veçanërisht në rast aksidenti.

Vullnetarët dhe Komisioni i Zyrtarëve shqyrton sistematikisht aksidentet e rënda dhe fatale që përfshijnë marshallët. Ashtu si për pilotët dhe spektatorët, edhe siguria e marshallëve është parësore.

Në këtë mënyrë, Komisioni i Zyrtarëve ka vendosur të nisë një fushatë sigurie për t’i kujtuar të gjithëve rregullat kryesore të sigurisë. Para së gjithash, marshallët duhet të sigurojnë gjithashtu sigurinë e tyre. Këta “lojtarë” kyç janë në krye të sportit tonë dhe FIA ​​ka për detyrë t’u sigurojë atyre sa më shumë mbrojtje.

Në qendër të fushatës do të jenë komunikimet dhe aktivitetet dixhitale, të cilat shfaqin imazhe vizuale që nxjerrin në pah 10 Rregullat e Arta. 10 imazhet vizuale kushtuar kësaj fushate janë në dispozicion në disa gjuhë.

Duke komentuar nisjen e fushatës, Presidenti i Vullnetarëve dhe Zyrtarëve të FIA-s, Abdulaziz Al Thawadi tha: “Ne u jemi borxhli vullnetarëve dhe zyrtarëve tanë për garantimin e sigurisë së garuesve dhe spektatorëve në eventet e FIA-s në mbarë botën. Ata shpenzojnë falas kohën e tyre dhe sakrifikojnë për të siguruar që motorsporti mund të zhvillohet në një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur. Nëpërmjet fushatës “Bëni kujdes. Qëndroni të sigurt”, ne po e kthejmë vëmendjen te vullnetarët për t’u kujtuar atyre se ata kanë për detyrë të mbrojnë veten e tyre dhe të tjerët.”

Ja cilat janë 10 Rregullat e Arta për marshallët:

1.Sigurohuni që të jeni në këmbë, plotësisht të përqendruar dhe të ndiqni me vëmendje gjithçka ndodh në pistë.

2.Qëndroni të përgatitur për çdo situatë edhe gjatë momentit që në pistë është Safety Car, gjatë xhiros së formatimit apo pas flamurit me kuadrate që sinjalizon fundin e garës.

3.Duhet të keni gjithmonë një plan shpëtimi. Duhet të mbroni veten nga rreziku dhe qëndroni gati të ndihmoni këdo tjetër.

4.Mos u mbështesni në asnjë mbrojtëse piste, blloqe betoni ose gardhe rreth pistës. Ato janë krijuar për të lëvizur kur goditen nga automjetet.

5.Mos lëvizni përpara barrierave, përveç nëse udhëzoheni nga Drejtori i Garës ose nga Drejtori i Marshallëve. Qëndroni në pistë sa më pak të jetë e mundur.

6.Nëse keni dyshime në çdo kohë, kërkoni këshilla nga zyrtarët tuaj të lartë.

7.Kontrolloni gjithmonë dy herë situatën në pistë përpara se të largoheni nga vendi juaj për të ndihmuar një pilot.

8.Mbroni veten nga moti ekstrem, dëmtimi i dëgjimit, pluhuri dhe papastërtia në sytë tuaj. Vishni këpucë dhe doreza të përshtatshme për trajtimin e mbetjeve të nxehta ose të mprehta.

9.Merrni pjesë në të gjitha takimet e sigurisë dhe ndiqni udhëzimet nga zyrtarët e lartë.

10.Bëni kujdes kur ngjiteni mbi barriera ose kur ngjiteni ose zbrisni nga pjesë të ndryshme toke. Kontrolloni që sinjalet e flamurit të shfaqen për mbrojtjen tuaj.

Për më shumë informacion për fushatën mund të gjeni në seksionin e Vullnetarëve dhe Zyrtarëve të FIA-s në faqen zyrtare www.fia.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here