Eventi/ Nëntë mijë euro për të parë makinat e luksit

0
945

Nëse do të ndodheni në gadishullin e Monterey në Kaliforni në këtë periudhë të vitit ku po organizohet “Car week”, nuk duhet të humbisni dy evente: “Konkursin e Elegancës” dhe “The Quail, a Motorsports Gathering”. Nëse për të parin mjafton të shpenzosh rreth 300 dollarë (270 euro) për të parë disa prej modeleve që kanë shkruar historinë e auto-s, prezenca në “The Quail” nuk është e lehtë. Duhet të përgatisni një buxhet rreth 10 mijë dollarë (9 mijë euro) për paketën me katër bileta hyrje dhe mbërritje me helikopter. Faktikisht, organizatorët kanë të prenotuara 6.000 bileta hyrje 6 muaj përpara eventit.

Këtë vit, të apasionuarit që kanë mundësinë për të blerë biletën e hyrjes, do të mund të shijojnë një skenografi ku përfshihen automjete të së shkuarës, të së tashmes dhe disa prej modeleve të reja që prodhuesit do të hedhin në treg. Faktikisht, ky event do të presë 11 modele të reja të markave si Bugatti, Lotus, Aston Martin, Bentley dhe Pagani. Për shembull, Bugatti i ri Centodieci është prodhuar vetëm në dhjetë njësi në kujtim të EB110 e prodhuar në vitet 90-të. Hypercar që e ka origjinën nga Chiron, është me 1.600 kuaj fuqi dhe është makina më e fuqishme që prodhuesi francez ka realizuar ndonjëherë. Duhet të shpenzosh 8 milionë euro për ta pasur në garazh. Ndërsa, Lotus ka inauguruar epokën e makinave elektrike me modelin Evija, një sportive me bateri prej 2.000 kuaj fuqi, 320 km/h, autonomi prej 400 km dhe vetëm 18 minuta për tu karikuar. Prodhimi është limituar vetëm në 130 njësi me një çmim që shkon nga 1,6 në 2,2 milionë euro. Në stendën Pagani do prezantohet e para e 40 Huayra Roadster BC me motor 6.0 v12 biturbo në gjendje të kapë 802 kuaj fuqi. Çmimi është 3,6 milionë euro.

Përveç debutimeve, po festohen edhe ditëlindje të rëndësishme. Në një prej tendave janë ndezur qirinjtë për ditëlindjen e 25-të të legjendares McLaren F1, një makinë e lindur nga dizenjuesi Gordon Murray. Me një motor V12 derivat i BMW, në 1998 vendosi një “Rekord Botëror Guinness” si makina më e shpejtë e prodhuar në botë duke kapur 386,4 km/h. Ndërsa, Bentley feston 100-vjetorin me rreth 30 makina që tregojnë historinë e këtij prodhuesi, nga një 3-litërsh apo 4,5-litërsh në 1924 në konceptin e ri EXP 100 GT.

“The Quail Motorsports Gathering” kënaq një numër të konsiderueshëm pjesëmarrësish dhe bën gjithashtu bamirësi të ndryshme si ndaj “California Highway Patrol 11-99”, “Naval Post Graduate School Foundation” apo edhe bandës muzikore të qytetit “North Monterey”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here