Video/ Një shishe me ujë në makinë mund të jetë fatale!

0
1432

Zjarrfikësit e Oklahoma-s në SHBA paralajmërojnë njerëzit në internet. Mund të duket shumë e çuditshme, por ata kanë bërë të ditur se lënia e një shishe me ujë brenda makinës, mund të rezultojë fatale. Zjarrfikësit kanë shpërndarë një video për të bindur njerëzit për rrezikun që mund të paraqesë një shishe e thjeshtë me ujë.

Shumë njerëz mbajnë në makinë diçka për të ngrënë apo për të pirë. Veçanërisht, ata persona që udhëtojnë shumë çdo ditë, kanë shpesh një shishe me ujë në automjetin e tyre. Por, e dini që ky zakon mund të kthehet në një rrezik serioz për jetën? Një zjarrfikës amerikan nga Idaho vendosi ta faktojë dhe të bëjë një video. Ai mbeti i befasuar nga ajo që ndodhi dhe kolegët e tij zjarrfikës të Oklahoma-s ranë dakord se duhet të paralajmërojnë njerëzit për rrezikun nga zjarri.

Personi në fjalë, Dioni Amuchastegui nga Idaho, kishte lënë një shishe me ujë në makinë në momentin që kishte shkuar për pushimin e drekës. Dhe kur u kthye në makinën e tij, vuri re se po dilte tym nga pjesa qendrore në kabinë. Çfarë kishte ndodhur? Për shkak të rrezeve të diellit që depërtonin në makinë, materiali poshtë shishes së ujit kishte marrë zjarr. Dhe prova në videon sipër tregon se si me ngadalësi një shishe me ujë mund të shkaktojë zjarr në pjesën e brendshme të makinës. Dioni u largua me dy të djegura në pjesën e brendshme të makinës së tij.

Të gjithë e dimë trukun me lenten me zmadhim që duke e vendosur nga dielli, ndez zjarrin. Uji në një shishe plastike ka ekzaktësisht të njëjtin rezultat. Uji përthyen dritën e diellit dhe kjo mund të shkaktojë zjarr te materiali poshtë shishes. Dhe nëse ky material është një lloj pëlhure, ashtu siç ndodh shpesh te makinat, rreziku i zjarrit është shumë më i lartë. Zjarrfikësit paralajmërojnë drejtuesit për këtë rrezik të mundshëm. Në një test të bërë nga zjarrfikësit e Oklahoma-s, drita e diellit e zmadhuar nga një shishe me ujë, arrinte një temperaturë 120 gradë C. Zjarri zmadhohet ngadalë dhe është gjithashtu e rëndësishme të merren masat paraprake të përshtatshme. Kështu që mos vendosni asnjëherë një shishe me ujë në sediljet e makinës në rrezet e diellit. Vendoseni poshtë një sedilje ose në një vend ku rrezet e diellit nuk mund të depërtojnë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here