FOTO/ Momente nga “ACA Karting Slalom 2019”

0
1289

Klubi i Automobilit të Shqipërisë zhvilloi në datën 15 gusht për herë të parë në vendin tonë garën “ACA Karting Slalom 2019”, ku morën pjesë 24 të rinj, 19 djem dhe pesë vajza. Gara ishte konceptuar në dy kategori, 14-16 vjeç dhe nën 14 vjeç. Gjithsecilit i llogaritej koha e xhiros si edhe saktësia gjatë ushtrimeve duke nxjerrë më pas edhe kohën totale. Për djem në vend të parë u rendit Kristofor Mjeshtri me kohën totale 86.73 sekonda, ndërsa për femra u shpall fituese Alexia Karaguni me 158.43 sekonda. Dy fituesit do të përfaqësojnë Shqipërinë në Kampionatin Ndërkombëtar “FIA Motorsport Games” që do të zhvillojë këtë vit, edicionin e tij të parë në datat 31 tetor deri më 3 nëntor në Romë. ACA sjell për ju disa foto të momenteve më të veçanta të garës së zhvilluar të enjten.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here