Ekipi i ACA-s në Konkursin Evropian “RPTfE 2019”, aktiviteti përmes videove

0
765

Automobile Club Albania që është anëtare me të drejta të plota e FIA-s, mori pjesë edhe këtë vit me ekipin e vet të asistencës rrugore në Konkursin Evropian “Road Patrol Training for Excellence 2019”.

Ben Burda, Gazmend Brahimi dhe Marin Gjika ishin tre pjestarët e grupit që morën pjesë në këtë konkurs të përvitshëm evropian që u zhvillua nga data 1 deri më 4 Tetor në Utreht, Holandë. FIA Region I dhe ARC Europe Group organizuan këtë konkurs ku ishin pjesëmarrëse 20 ekipe të asistencës rrugore nga 19 shtete evropiane.

Klubi ADAC i Gjermanisë fitoi titullin “Ekipi i Vitit për Asistencën Rrugore”, ndërsa në vend të dytë u rendit AMZS e Sllovenisë dhe në vend të tretë OAMTC e Austrisë.

Presidenti i FIA Region I, Thomas Møller Thomsen deklaroi: “Pjesëmarrja e klubeve në këtë konkurs do të thotë shumë. Do të thotë që ata janë të përkushtuar për të mësuar në mënyrë të vazhdueshme, në mënyrë që ti sjellin anëtarëve të klubit ndihmën më të mirë në rrugë”.

Dy ditët intensive të trajnimit ishin të fokusuara te E-mobility, nga makinat elektrike te biçikletat elektrike e deri te asistenca për stacionet e karikimit. Ekipet gjithashtu punuan në diagnostikimin e avancuar si dhe në diagnostikimin elektrik dhe bateritë.

Më poshtë mund të ndiqni videot e ditëve që u zhvillua konkursi ku në to shfaqet edhe ekipi që përfaqësonte Automobile Club Albania.

Dita e parë

Dita e dytë

Dita e tretë

Dita e katërt

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here