Bashkohen FIA dhe FIM, standard i ri për sigurinë e motor sportit

0
567

FIA po bashkëpunon me Federatën Ndërkombëtare të Motoçiklizmit (FIM) për një numër projektesh për sigurinë aktuale dhe për të ardhmen.

Dy organet drejtuese janë bashkuar së fundmi për të zhvilluar një standard të ri bojërash që përdoren në pistë, duke përfshirë vijat kufizuese, bordurat dhe asfaltin jashtë vijave të pistës.

Standardi i ri përcakton një numër të kritereve të performancës për bojën, përfshirë karakteristikat e fërkimit dhe dukshmërinë në një sërë kushtesh. Rezultati do të sigurojë që boja e përdorur në cirkuitet në të gjithë botën, do të performojë njëlloj në kushte të lagështa dhe të thata, duke zvogëluar mundësinë e aksidenteve për shkak të një humbje të papritur të trajektores.

Ky është i pari i një numri projektesh të përbashkëta që janë në plan mes FIA-s dhe FIM, të cilat synojnë të punojnë së bashku në një seri projektesh kërkimore në lidhje me cirkuitet dhe pajisjet e sigurisë së pilotëve.

Presidenti i FIA-s, Jean Todt deklaroi: “Kjo më jep mua një kënaqësi të madhe që të hap këtë bashkëpunim me FIM në një numër projektesh për sigurinë. Duke u unifikuar të dyja organet drejtuese për sa i përket sigurisë, kjo do të thotë se ne mund të avancojmë me standardet për të gjitha llojet e motor sportit nëpër botë”.

Presidenti i FIM, Jorge Viegas tha: “FIM dhe FIA ndajnë së bashku cirkuitet nëpër botë. Kjo qasje bashkëpunuese për standardet e sigurisë nuk do të jetë thjesht një proces për industrinë, por do të sigurojë gjithashtu nivelin më të lartë të sigurisë për garuesit në të gjithë botën”.

Në linkun më poshtë gjeni standartet e FIA-s për sa i përket ngjyrosjes së cirkuiteve për garat motorike:

https://www.fia.com/sites/default/files/fia_standard_3503-2019_paints_for_motor_racing_circuits.pdf

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here