ANWB bën thirrje për një përdorim më të gjerë të ADAS – Advanced Driver Assistance Systems

0
998

Në ditët tona, shumë e më shumë automjete, janë të pajisura me sisteme aktive sigurie (ADAS – Advanced Driver Assistance Systemes). Megjithatë, një sondazh i realizuar nga Connecting Mobility në bashkëpunim me Klubin e Automobilit të Holandës (ANWB), tregon se, midis përdoruesve të automjeteve, ekziston një mungesë e theksuar informacioni lidhur me përdorimin dhe dijeninë mbi ekzistencën e këtyre sistemeve. Përdoruesit e automjeteve nuk dinë se si të përdorin ADAS në mënyrën e duhur dhe kanë tendencën t’i mbivlerësojnë funksionet e tyre të sigurisë. Fakti që secili nga prodhuesit, përdor emërtime të ndryshme të sistemeve të sigurisë, për të njëjtat funksione, nuk ndihmon në këtë aspekt.

Këto zbulime, mbështeten nga rezultatet e një sondazhi, të realizuar nga organizata Connecting Mobility – Holandë: vetëm 10% e drejtuesve që morën pjesë në sondazh, kishin dijeni mbi ekzistencën e dhe mënyrën e përdorimit të sistemeve të drejtimit në automjetet e tyre dhe vetëm 20% kishin dijeni mbi mënyrat e përdorimit të Lane Keeping Systems (sistemi i mbajtjes së korsisë).

Në mënyrë që të rritet dijenia e anëtareve të ANWB me këtë problem, ANWB ka nisur një bashkëpunim me organizata të ndryshme në Holandë siç janë, grupe të ndryshme të interesit në aspektin automobilistik, institute kërkimore, universitete dhe qeveria. Ndërkohë, Ministria e Infrastrukturës dhe e Menaxhimit të Ujit (UKT Holandë), nëpërmjet lobit të Klubit të Automobilit të Holandës (ANWB), kanë rënë dakord, mbi angazhimin e tyre institucional për rritjen e përdorimit të sigurt të sistemit ADAS me 20%. Në mënyrë që ky objektiv të arrihet, po përpunohet një marrëveshje e përbashkët me ADAS.

Një nga aksionet e para konkrete të ndërmarra, është krijimi i komunitetit “Alim Onderweg”, një bashkëpunim midis ANWB, Ministrisë së Infrastrukturës dhe UKT Holandë, Provincës së Noord-Holland dhe Shoqatës RAI. Ky komunitet, ka për qëllim, informimin masiv të përdoruesve të automjeteve, mbi format e reja të transportit. Komuniteti “Slim Onderweg” është tanimë aktiv në faqen slimonderweg.nl, platformë e cila do të prezantohet zyrtarisht në Qershor 2019.

Për më tepër informacion, ju lutemi të shkarkoni raportin e plotë teknik.

2019-02-06-ANWB-ADAS-Survey-Summary

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here