LIBRI I RI I KLUBIT AUTOMOBILISTIK MBRETËROR SUEDEZ (KAK) MBI TË ARDHMEN E NDRITUR TË PRONËSISË PRIVATE MBI AUTOMJETET

0
1152

Nga Anders Ydstedt (anëtar i bordit të klubit automobilistik suedez dhe anëtar i panelit të ekspertëve në KAK)

KAK po punon prej rreth 1 shekulli për një lëvizshmëri (do t’i referohemi kështu termit – mobility) më të mirë dhe më të shpejtë. Ky libër – “Ständigt På Väg”, është rezultati i përpjekjeve të klubit mbi kërkimin e mënyrave të reja për të frymëzuar diskutimin aktual mbi të ardhmen e lëvizshmërisë në Suedi por edhe në botë.

Politikanët dhe autoritetet e tjera janë skeptikë mbi automjetet dhe konceptin e pronësisë ndaj tyre, ndaj po përpiqen të na bindin se në një të ardhme të afërt, nuk do të ketë më një pronësi mbi automjetin, por mënyrat e transportit do të jenë, transporti publik, biçikletat dhe bashkëpronësia e automjeteve (shared cars).

Megjithatë, sondazhet publike, shprehen tërësisht ndryshe: njerëzit akoma e vlerësojnë pronësinë private mbi automjetin, dhe natyrisht, në mbështetje të këtij sondazhi, shërben dhe numri vazhdimisht në rritje i shitjes së automjeteve – pavarësisht nga kostot e larta dhe politikisht të krijuara, që shkojnë së bashku me pronësinë mbi automjetin.

Si pasojë, mund të argumentojmë se Suedia duhet të investojë më shumë në infrastrukturën rrugore. Qeveria dhe autoritetet e tjera duhet të përgatisin një plan zhvillimi: infrastruktura e mirëfilltë do të duhet të jetë aty, pavarësisht nga mënyra e drejtimit të automjetit apo lloji i karburantit që përdorim.

Ne prisnim një reagim negativ mbi këtë libër, duke qenë se shumë organizata me influencë dhe institucione, kanë një qëndrim tepër kritik ndaj pronësisë individuale mbi automjetin. Libri megjithatë, u prit jashtëzakonisht mirë nga disa prej gazetave më të famshme në Suedi. “E ardhmja i takon automjetit” shkruan Östgöta Corren. Sydsvenska Dagbladet nënvizon se “Automjeti është I domosdoshëm për të ofruar kënaqësi dhe përfitime të tjera”. Është një hap shumë i madh përpara, që emrat e gazetarëve më të mëdhenj, guxojnë të dalin kaq “pro-drejtuesëve-shoferëve” në këtë mënyrë.

Investimet në infrastrukturë dhe mbi të ardhmen e “lëvizshmërisë” janë gjithnjë tema debatesh me rëndësi në politikë. Ndërkohë, ne si organizata në interes të drejtuesve të automjeteve duhet të jemi shumë të qartë mbi faktin se lëvizshmëria ose mënyrat e lëvizjes janë një çështje zgjedhjeje dhe preferencash individuale. Aksidentet rrugore, trafiku, dioksidi i karbonit dhe mënyrat e tjera të ndotjes duhen marrë seriozisht. Megjithatë, dekurajimi i drejtuesve mbi mënyrat private të transportimit, janë çështje kundrejt të cilave duhet mbajtur qëndrim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here