Kolazh “Të Sigurt mbi Dy Rrota 2018”

0
1176

Auto Club Albania (ACA) gjatë vitit 2018, për të tetin vit radhazi, organizoi konkursin edukativ për fëmijë të moshave 10-12 vjeç, nën moton “Të Sigurt mbi Dy Rrota”.

Ky konkurs është pjesë e konkursit europian “European Traffic Education Contest”, që organizohet prej 33 vjetësh në kuadrin e programeve të FIA-s dhe ka për synim njohjen e fëmijëve me sinjalistikën rrugore dhe edukimin me rregullat e qarkullimit në rrugë.

Në konkurs konkurruan nxënës të moshave 10-12 vjeç të shkollave të Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Elbasanit, Fierit, Vlorës, Korçës dhe Pogradecit.

Një kolazh i eventit me pamje nga të gjitha qytetet pjesëmarrëse, deri në finalen e madhe të zhvilluar në Expo City Albania.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here