Mahindra Racing nominohet për çmimin “Bandini”

0
1617
Mahindra Racing e nominuar për performancën e jashtëzakonshme në motorsport, duke u bërë skuderia e parë që i jepet çmimi Lorenzo Bandini.

Mahindra Racing, një nga 10 skuadrat themeluese të ABB FIA Formula E, do të bëhet skuderia e parë që do të marrë trofeun Lorenzo Bandini, më 5 maj në Brisighella të Italisë.

Kjo është hera e parë që një ekip i Formula E merr pjesë në ceremoninë e çmimit, çka tregon edhe suksesin që ka arritur ky kampionat që prej sezonit 2014.

Tani në vitin e 26-të, çmimi “Lorenzo Bandini” i jepet një piloti aktual të Formula 1, i cili ka treguar aftësi, pasion dhe një performancë të jashtëzakonshme në motorsport. Për vitin 2018 ky çmim shkoi për pilotin finlandez të Mercedes, Valtteri Bottas.

Mahindra Racing do të vlerësohet për arritjet e tyre në kampionatin botëror të Formula E.

CEO i skuderisë, Dilbagh Gill do të tërheqë çmimin në emër të të gjithë ekipit dhe piloti gjerman, Nick Heidfeld do të jetë i pranishëm për të marrë çmimin e vlerësuar nga Senati italian. Heidfeld gjithashtu do të drejtojë makinën e sezonit të ardhshëm, M4Electro.
E cilësuar si surprizë në sezonin e tretë, duke kryesuar kampionatin në vitin 2017, Mahindra Racing i ka siguruar vetes një vend mes emrave më të mëdhenj automobilistikë. Ekipi e nisi si jo favorit sezonin e parë edhe pse përfunduan në vendin e tetë, megjithatë sezonin tjetër do të pozicionoheshin në vendin e dytë.
Sezoni i tretë solli triumfin e parë për skuderinë, e cila e nisi garën poshtë dhjetë vendeve të para, arritja më e madhe e atij sezoni. Skuderia ka qenë kompetitive gjatë gjithë sezonit të katërt. Performanca u përmirësua ndjeshëm si gjatë provave zyrtare edhe gjatë garës. Mahindra Racing arriti pole position, bëri disa xhiro të shpejta, u ngjit në podium dhe të gjitha këto e ndihmuan të udhëhiqte renditjen e kampionatit. Ekipi aktualisht renditet i katërti në këtë sezon.

Ky çmim titullohet në nder të pilotit italian, Lorenzo Bandini, ish-pilot i ekipit Scuderia Centro Sud dhe Ferrari-t nga viti 1961 deri më 1967 arriti një pole position, dy xhiro të shpejta, tetë podiume dhe një fitore në Formula 1 gjatë karrierës së vet.

Që prej aksidentit të tij tragjik të vitit 1970 në Çmimin e Madh të Monakos, Bandini Trophy është dhënë si një çmim për të rinjtë të cilët kanë shfaqur karakter dhe pjekuri në kampionatin botëror të Formula 1.


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here