“Të sigurt mbi dy rrota 2018” / Tiranë

0
1751

Konkursi Kombëtar “Të sigurt mbi dy rrota 2018”

Finalja e qytetit të Tiranës

“Të sigurt mbi dy rrota” është pjesë e Konkursit Europian “European Traffic Education Contest” dhe ka për qëllim edukimin e fëmijëve për lëvizje më të sigurt në rrugë dhe përvetësimin sa më mirë të rregullave të trafikut.
Me aprovimin e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, si dhe në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë Arsimore Rajonale Tiranë, në këtë konkurs morën pjesë 30 shkolla 9-vjeçare të qytetit të Tiranës.
Shkollat e mëposhtme, u shpallën fituese në finalen e qytetit të Tiranës:
1 Shkolla “1 Maji”
2 Shkolla “Pjeter Budi”
3 Shkolla “Dora d’Istria”
4 Shkolla “Vasil Shanto”
5 Shkolla “Sabaudin Gabrani”
6 Shkolla “Avni Rustemi”

Këto gjashtë shkolla do të marrin pjesë në Konkursin Final Kombëtar, që do të zhvillohet në Tiranë më 12 Maj 2018, në ambientet e Expocity Albania.
Ekipi fitues i finales kombëtare do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Europian që këtë vit do të zhvillohet në Budapest, në datat 6-9 Shtator 2018.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here