Ja dhjetë modelet që janë shitur më shumë gjatë vitit të vështirë 2020. Nga Fiat Panda (e ristiluar), në vazhdim tregohen pikat e forta dhe të dobëta të modeleve më të shitura në Itali
Pavarësisht kalimit të viteve dhe pandemisë së shkaktuar nga Covid-19, gjë që ka dëmtuar seriozisht botën e automjeteve, modelet e makinave që shiten më shumë nga koncesionarët në Itali janë pak a shumë të të njëjtit lloj.
Sipas të dhënave të Unrae (Bashkimi Kombëtar i Përfaqësuesve të Automjeteve të Huaja në Itali), gjatë periudhës janar-nëntor 2020, në krye të modeleve që preferojnë më shumë italianët janë ato makina që nuk i kalojnë 4 metra gjatësi dhe as pragun e 20 mijë eurove. Një skenar klasik në të cilin përfshihen edhe tre crossover që kanë arritur një sukses të madh siç janë Fiat 500X, Jeep Renegade dhe Renault Captur.
NJË FRANCEZE NË PODIUM
Sidoqoftë, podiumi është i gjithi për të vegjlit. Nga Fiat Panda i përjetshëm, i cili së fundmi ka pësuar një ristilim të lehtë, te Lancia Ypsilon (performanca e tij është e jashtëzakonshme, nëse marrim parasysh që ka dalë në skenë që nga viti 2011) dhe Renault Clio, i vetmi model i huaj në podium.
Makina e parë me rrota të larta, Fiat 500X është në vendin e katërt, e ndjekur nga Renegade. Për të gjetur Captur duhet të zbresësh në vendin e nëntë pas Dacia Sandero. Do të shohim nëse modeli i ri i makinës rumune që ndodhet prej pak kohësh te koncesionarët, do të jetë në gjendje të përsërisë rezultatet e shkëlqyera të shitjeve të arritura nga paraardhësi i tij.
Nuk është keq as performanca e Citroën C3 që renditet e shtata, ndërsa Toyota Yaris pozicionohet e dhjeta me nder. Pas debutimit në verë, gjenerata e katërt u ngjit shpejt në renditje duke shtuar shitjet kohë pas kohe.
1.FIAT PANDA
Njësi të shitura (janar-nëntor 2020) 101.389
Çmimi (duke nisur nga) 13.900 Euro
Versioni më i shitur 1.0 70 CV Hybrid
2.LANCIA YPSILON
Njësi të shitura (janar-nëntor 2020) 38.305
Çmimi (duke nisur nga) 14.750 Euro
Versioni më i shitur 1.0 70 CV Hybrid
3.RENAULT CLIO
Njësi të shitura (janar-nëntor 2020) 29.640
Çmimi (duke nisur nga) 15.050 Euro
Versioni më i shitur 1.0 TCe 100
4.FIAT 500X
Njësi të shitura (janar-nëntor 2020) 28.841
Çmimi (duke nisur nga) 21.000 Euro
Versioni më i shitur 1.3 MJT 95 CV
5.JEEP RENEGADE
Njësi të shitura (janar-nëntor 2020) 28.383
Çmimi (duke nisur nga) 23.600 Euro
Versioni më i shitur 1.6 MJT
6.FIAT 500
Njësi të shitura (janar-nëntor 2020) 26.705
Çmimi (duke nisur nga) 15.350 Euro
Versioni më i shitur 1.0 70 CV Hybrid
7.CITROЁN C3
Njësi të shitura (janar-nëntor 2020) 26.576
Çmimi (duke nisur nga) 14.100 Euro
Versioni më i shitur PureTech 83
8.DACIA SANDERO
Njësi të shitura (janar-nëntor 2020) 25.395
Çmimi (duke nisur nga) 8.950 Euro
Versioni më i shitur 1.0 TCe 100 Eco-G
9.RENAULT CAPTUR
Njësi të shitura (janar-nëntor 2020) 24.955
Çmimi (duke nisur nga) 18.550 Euro
Versioni më i shitur 1.0 TCe 100 Gpl
10.TOYOTA YARIS
Njësi të shitura (janar-nëntor 2020) 24.655
Çmimi (duke nisur nga) 14.200 Euro
Versioni më i shitur 1.5 Hybrid
FIAT PANDA
ARSYET E SUKSESIT
Një pjesë e vërtetë e historisë së Italisë, me kompaninë që sapo ka festuar 40-vjetorin e saj me një rifreskim thelbësor të gamës. E shkathët dhe e menaxhueshme në qytet dhe në rrugicat e fshatrave që përshkojnë Italinë, Fiat Panda siguron edhe udhëtime të shkurtra dhe me distanca të mesme pa përpjekje të mëdha. Dhe ky model është shumë i vëmendshëm ndaj portofolit: si për nga çmimi, ashtu edhe për sa i përket konsumit.
ANËT POZITIVE
Motori 3-cilindërsh me sistem hibrid të butë është sigurisht një pikë e fortë. Është brilant dhe siguron një kënaqësi shumë të mirë gjatë drejtimit, ndërsa është gjithashtu shumë efikas.
ANËT NEGATIVE
Shumëllojshmëria e pajisjeve të sigurisë Adas nuk është aq e shkëlqyeshme. Frenimi automatik i emergjencës i disponueshëm me pagesë shtesë. Si në shumicën e rivalëve, bagazhi është paksa i ngushtë.
Burimi: Revista “Quattroruote” dhe Revista “AutoClub”