Nga Fiat-i te Jeep-i, njihuni me 20 më të shiturat e 2019-ës

0
949

Nuk jemi ende në pikën që të ndajmë plotësisht dy modelet, një Suv nga një crossover, por mungon vetëm pak. Mjafton të shihni trendin më të fundit të automjeteve të shitura në Itali për ta kuptuar. Në gjashtë muajt e parë të 2019-ës, (të dhëna zyrtare), në total janë targuar 1.086.224 automjete, nga të cilat 446.672(ose 41,1%) janë modele me goma të larta, ku këtu përfshihen edhe versione me dy dhe katër rrota aktive. Vetëm një vit më parë, me një treg edhe më të shëndetshëm dhe një regjistrim më të madh prej 4% përsa i përket vëllimeve, shitja e modeleve Suv dhe crossover nuk shkoi më shumë se 37%.

20 të parat nga 50 më të shiturat janë të ngritura. Këto janë statistikat që nëse lexohen kështu, mund të mos krijojnë një ide të qartë. Por, le të ndryshojmë këndvështrim. Në 50 më të shiturat që janë regjistruar gjatë 6-mujorit të parë të 2019-ës, gjejmë 24 Suv dhe crossover. Kryesisht, madhësi kompakte ose e mesme.

Më poshtë renditja e 20 automjeteve më të shitura në Itali gjatë 6 muajve të parë të këtij viti:

1.Dacia Duster – 24.852 njësi të shitura

2.Fiat 500X – 24.372 njësi të shitura

3.Jeep Renegade – 24.275 njësi të shitura

4.Volkswagen T-Roc – 23.962 njësi të shitura

5.Jeep Compass – 20.974 njësi të shitura

6.Renault Captur – 16.806 njësi të shitura

7.Ford EcoSport – 16.652 njësi të shitura

8.Nissan Qashqai – 14.783 njësi të shitura

9.Peugeot 3008 – 13.944 njësi të shitura

10.Volkswagen Tiguan – 13.141 njësi të shitura

11.Peugeot 208 – 13.016 njësi të shitura

12.Citroën C3 Aircross – 11.480 njësi të shitura

13.Opel Crossland X – 10.809 njësi të shitura

14.Renault Kadjar – 9.919 njësi të shitura

15.Toyota C-HR – 9.345 njësi të shitura

16.Ford Kuga – 8.963 njësi të shitura

17.Opel Mokka X – 8.517 njësi të shitura

18.Hyundai Tucson – 6.921 njësi të shitura

19.Hyundai Kona – 6.569 njësi të shitura

20.Kia Sportage – 6.395 njësi të shitura

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here