Kriza globale nga COVID-19, FIA ndihmon dhe mban të bashkuar anëtarët e saj

0
599

Në kuadër të krizës aktuale globale të shëndetit, FIA është më shumë se kurrë e vendosur për të mbajtur të bashkuar komunitetin e saj dhe për t’iu treguar Organizatave Anëtare mjetet për të krijuar kapacitete dhe të shkëmbejnë përvojë të vlefshme në këto kohë sfiduese. Programi i ri ambicioz online “FIA Stay Tuned” i nisur nga FIA University do të shoqërojë Organizatat Anëtare të FIA-s gjatë kësaj periudhe dhe do t’i ndihmojë ato që të kthejnë pengesat dhe problemet e sotme në mundësi për nesër.

Këtë program po e ndjek edhe Automobile Club Albania si anëtare e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit. Zyrtarë të ACA-s janë të angazhuar në këtë program online që ka nisur në datën 6 Prill.

‘Si të planifikoni strategjitë për të ardhmen në një mjedis të pasigurt?’, ‘Si të ndërtoni një drejtim efektiv për të marrë më të mirën e një ekipi?’, ‘Si të komunikoni më mirë dhe të jeni të azhornuar me inovacionin gjatë dhe pas krizës?’ Anëtarët e FIA-s janë duke u përballur me shumë pyetje, pasi ata duhet të përshtaten dhe të përgatiten për një të ardhme të pasigurt dhe sfiduese ekonomike. Për t’i udhëhequr ata përmes kësaj krize, ‘FIA Stay Tuned’ do t’u japë atyre një përvojë trajnimi ndërkombëtar të klasit të parë të zhvilluar në bashkëpunim me ekspertë të Klubeve të FIA-s dhe Shkollës së Biznesit ESADE. Programi online nxit ndërveprime dhe shkëmbime, si edhe do të kombinojë aftësimin akademik dhe ekspertizën e anëtarëve me mundësi për të diskutuar dhe shkëmbyer praktikat më të mira.

Mbi 220 drejtues dhe menaxherë nga 64 Organizata Anëtare janë regjistruar në programin pa pagesë brenda disa ditësh. Kjo shkallë e lartë pjesëmarrje tregon se sa e rëndësishme është për FIA-n t’u mundësojë Organizatave Anëtare mjetet që u lejojnë atyre të lidhen dhe shkëmbejnë përvojat, ndërsa po krijojnë zgjidhje të reja për të vazhduar t’u shërbejnë anëtarëve dhe komuniteteve të tyre.

Duke u zhvilluar gjatë pesë javëve nga 6 Prilli deri më 8 Maj, programi përbëhet nga dhjetë seanca online që trajtojnë tema kryesore si ‘Inovacioni’, ‘Drejtimi i vetvetes dhe udhëheqja e të tjerëve’, ‘Planifikimi strategjik në kushte të vështira’ dhe ‘komunikimi efektiv’.

Iniciativa synon të ndihmojë Organizatat Anëtare të përgatiten për një të ardhme ndryshe, ndërsa gjithashtu programi i fton Klubet që të mendojnë “jashtë kornizave” dhe të shkëmbejnë ide mbi një “projekt inovativ” që ata do të donin të nisnin në organizatën e tyre. Me qëllim inkurajimin e pjesëmarrësve për të përkthyer idetë në veprime efektive, seanca e fundit do t’i kushtohet prezantimit të këtyre projekteve.

FIA University mundëson trajnim dhe shkëmbim përvojash përmes programeve që realizon për Organizatat Anëtare. Rezultatet inovative të krijuara nga nisma “FIA ​​Stay Tuned” do të ndahen në të gjithë Komunitetin e FIA ​-s për t’i mundësuar Federatës që ti ofrojë anëtarëve të saj mbështetje të shtuar për të kapërcyer krizën aktuale.

Çfarë është FIA University

FIA njeh rolin thelbësor të trajnimit si një faktor kryesor në arritjen e qëllimeve strategjike dhe ka krijuar FIA University për të ndihmuar anëtarët e saj të arrijnë potencialin e tyre të plotë. FIA University synon të forcojë Organizatat Anëtare në një nivel kombëtar, rajonal dhe global dhe të shkëmbejë dhe të krijojë njohuri dhe udhëheqje të reja. Programet zhvillohen në bashkëpunim me universitetet kryesore në mbarë botën dhe u japin Klubeve qasje tek ekspertët, si dhe ekspertë të Klubeve të FIA-s janë të gatshëm të ndajnë njohuritë e tyre me komunitetin e FIA-s.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here