Brazili heq dorë nga Kampionati Botëror i Kartingut për 2020-ën

0
461

Duke parë pandeminë globale të COVID-19, organizatori i këtij viti i Kampionatit Botëror FIA Karting – OK dhe Junior, i planifikuar të zhvillohej në Brazil në 29 tetor-1 nëntor, i ka bërë një propozim Komisionit Ndërkombëtat të Kartingut (CIK-FIA) që ta shtyjë organizimin e këtij kampionati në pistën Birigui në São Paulo në 2021-in. Kjo është në interesin më të mirë të skuadrave dhe pilotëve, shumë prej të cilëve janë të stacionuar në Evropë.

CIK-FIA është mirënjohës për arsyet që paraqet autoriteti brazilian në këtë kërkesë. Tashmë, do të nisin diskutimet me një vend alternativ në Evropë për të pritur edicionin 2020, ndërsa do të punohet më pas me autoritetin brazilian për të futur sërish pistën e Birigui për 2021-in.

Presidenti i CIK-FIA, Felipe Massa komentoi: “Ne të gjithë prisnim me padurim Kampionatin Botëror të FIA Karting që do të zhvillohej në Brazil këtë vit, por në këto rrethana të vështira do të thotë se është e nevojshme të shtyhet zhvillimi në pistën e Birigui vitin e ardhshëm. Ne duhet të veprojmë në interesin më të mirë të konkurrentëve dhe të adaptohemi në përputhje me rrethanat. Është qëllimi ynë absolut për ta rikthyer atë pistë në kalendar në 2021-in dhe unë mezi po pres”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here