Konfirmohen datat dhe 26 kategoritë për Fia Motorsport Games 2024

0
431

Edicioni i tretë FIA Motorsport Games do të zhvillohet më 23-27 Tetor 2024.

Cirkuiti i Spanjës “Ricardo Tormo” dhe Valencia po përgatiten për të pritur eventin shumëdisiplinor të motorsportit

Të 16 kategoritë që ishin prezente në 2022-in janë konfirmuan edhe për 2024-ën

Të paktën 10 kategori të reja i janë shtuar eventit duke rritur mundësinë për të fituar medalje

Edicioni i tretë i FIA Motorsport Games do të zhvillohet më 23-27 Tetor 2024 në Spanjë në Generalitat Valenciana dhe Cirkuitin “Ricardo Tormo”. Një event që mbledh shumë disiplina duke bashkuar sportistës nga e gjithë bota në një frymë unike të garave sportive.

Edicioni i 3-të i këtij eventi që është lançuar nga FIA dhe SRO Motorsports Group pritet të jetë më i madhi i zhvilluar deri tani. Jo vetëm që janë konfirmuar të 16 kategoritë që ishin prezente në eventin e vitit 2022, por atyre do t’u shtohen edhe dhjetë të reja, duke rritur mundësinë për pilotët e Autoriteteve Kombëtare Sportive (ASN) në të gjithë botën që të fitojnë medalje duke përfaqësuar flamurin e vendit të tyre.

Kjo rritje tregon për suksesin që është krijuar që nga eventi i parë shumë i suksesshëm në 2019-ën, i cili u zhvillua në kryeqytetin e Italisë, Romë dhe në cirkuitin “Vallelunga”, ndërsa eventi i vitit të kaluar u zhvillua në Marsejë të Francës duke e rritur numrin e kategorive nga 6 në 16.

Eventi i 2022-it vendosi një rekord të ri për numrin e shteteve që kanë konkurruar ndonjëherë në një event motorsporti. Gjatë katër ditëve të eventit në të gjithë cirkuit-in “Paul Ricard”, pistën e “Autocross Veynois” dhe rajonin përreth, 463 sportistë që përfaqësonin 72 Autoritetet Kombëtare Sportive garuan për medalje përpara 45,000 spektatorëve me ekipin e Italisë që në fund fitoi tre medalje ari dhe një argjendi.

Pishtari tashmë kalon në Spanjë pasi numri i kategorive rritet në 26, duke përfshirë spektrin e plotë të disiplinave, nga garat në cirkuit, garat me makina elektrike që përfshijnë Auto Slalomin dhe Karting Slalom, Karting, Esports, Off-road dhe Rally.

Kategoritë e FIA Motorsport Games që kanë qenë që në Edicionin e parë si GT, GT Sprint, Touring Car, Formula 4, Drift dhe Esports vazhdojnë të jenë prezente, ndërsa ka një mundësi të re për medalje në Rally Esports.

Në Karting, kategoritë Junior dhe Senior Sprint do të rikthehen, ndërsa Karting Endurance do të mirëpresë garues çift, femra/meshkuj të moshës 14 vjeç e lart. Shtesa e re në këtë disiplinë është Karting Mini, e cila do të prezantohet për garuesit e moshës nga 8 deri në 11 vjeç.

Disiplinat Rally përbëjnë numrin më të madh të kategorive të reja. Rally2, Rally4 dhe Historic Rally janë ndarë secila në tre kategori; një për specialistët e Gravel, një për specialistët e Tarmac dhe një që përfshin të dyja sipërfaqet për të gjithë, duke ofruar jo më pak se nëntë mundësi për të fituar medalje. Kategoria e re e Rally All-Stars është e hapur për pilotët e listuar në listën e prioriteteve të FIA-s, të cilët aktualisht nuk kanë të drejtë të hyjnë në Rally2 ose Rally4.

Cross Car Junior dhe Senior kthehen së bashku me kategorinë e re Cross Car Eco, e cila plotëson garat ekzistuese elektrike në Auto Slalom dhe Karting Slalom. Kategoritë e tjera të reja mbeten në shqyrtim.

Përveç trofeut të lakmuar për shtetin fitues, do të ketë trofe rajonalë për Afrikën, Amerikën, Azi-Paqësorin, Evropën dhe Lindjen e Mesme/Afrikën e Veriut (MENA). Do të ketë gjithashtu një trofe NewStar për shtetin që talentet e ardhshme të të cilit shkëlqejnë më shumë në disiplinat bazë të motorsportit dhe një trofe AllStar për shtetin me performancën më të mirë në kategoritë e rezervuara për pilotët më të njohur.

Informacione dhe detaje të mëtejshme do të ketë në vazhdim, përpara se të hapen regjistrimet zyrtare për FIA Motorsport Games 2024 në fillim të vitit të ardhshëm.

FIA Motorsport Games 2024 – Lista provizore e kategorive

Circuit Racing

1: GT

2: GT Sprint

3: Formula 4

4: Touring Car

5: Drift

Esports

6: Esports GT

7: Esports Rally (E re)

Rally

8: Rally2

9:  Rally2 Gravel (E re)

10: Rally2 Tarmac (E re)

11: Rally4

12: Rally4 Gravel (E re)

13: Rally4 Tarmac (E re)

14: Rally All-Stars (E re)

15: Historic Rally

16: Historic Rally Gravel (E re)

17: Historic Rally Tarmac (E re)

Off Road

18: Cross Car Junior

19: Cross Car Senior

20: Cross Car Eco (E re)

Karting

21: Karting Sprint Jr

22: Karting Sprint Sr

23: Karting Endurance

24: Karting Mini (E re)

Electric Street

25: Auto Slalom

26: Karting Slalom

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here