Kampionati Kombëtar i Kartingut 2021/ Pilotët e regjistruar për Garën e 2-të

0
640

Auto Club Albania ka vendosur që garën e 2-të të Kampionatit Kombëtar të Kartingut 2021, ta zhvillojë këtë të dielë në pistën e Kartodrom “Driloni” në Pogradec. Prej disa ditësh janë hapur regjistrimet dhe ccdo pilot që është i interesuar, mund të regjistrohet dhe të marrë pjesë. Në kualifikuese mund të marrin pjesë të gjithë pilotët e interesuar, duke nisur nga data 8 Dhjetor dhe deri në datën 17 Dhjetor te Kartodrom Tirana – Prush (te Mandi).

Regjistrohuni në linkun e rezervimit të datës për kualifikueset.

https://aca.al/2021-karting-kualifikuese-rezervim/

Formati i kualifikueseve është me regjistrim kohe. Koha regjistrohet vetëm 1 herë. Pilotët do të kryejne 4 xhiro, 1 xhiro formatimi dhe 3 xhiro të kronometruara. Renditja e pilotëve për kalimin në finale do të bëhet duke marrë kohën totale të 3 xhirove. (jo xhiron më të shpejtë). Koha totale e 3 xhirove të kronometruara do të jetë edhe koha zyrtare që do të regjistrohet për çdo pilot. 20 pilotët e parë në renditje sipas kohëve të regjistruara ne kualifikues, do të marrin pjesë në garën e 2-të të kampionatit që do të zhvillohet në datën 19 Dhjetor në Kartodrom Driloni Pogradec.

Më poshtë lista e pilotëve të regjistruar deri sot:

1 Matteo Mira
2 Gledio Kociu
3 Fernand Shehu
4 Fjordi Mancellari
5 Frojdi Pirra
6 Erald Kaziu
7 Andi Spahiu
8 Johan Kodra
9 Ylli Beli
10 Joni Beli
11 Indri Hoxha
12 Frenkli Mema
13 Aldo Durmishaj
14 Olger Mile
15 Llambi Basho
16 Alen Toto
17 Elton Shkurta
18 Gezim Cela
19 Hasan Musaj
20 Albano Kofsha
21 Gesi Kadiu
22 Enes Aliji

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here