Hill Climb “Trofeu Skënderbej 2019”, shijoni klipin e garës

0
1161

Automobile Club Albania zhvilloi në datat 7-8 Shtator 2019 edicionin e 6-të të garës Hill Climb “Trofeu Skënderbej 2019”. Një garë që dhuroi shumë emocione dhe spektakël ku morën pjesë 25 pilotë në Kategorinë Pro dhe 13 në Kategorinë Promo. Këtë vit, ishte hungarezi Laszlo Szasz që fitoi duke regjistruar kohën 2:12.009, i ndjekur nga shqiptari i Kosovës, Bardhyl Canolli me kohën 2:18.692, ndërsa në vend të tretë u pozicionua malazezi Vasilije Jaksiç me kohën 2:21.369. Në kategorinë Promo, Lulzim Loci me Audi A4 zuri vendin e parë me kohën 2:57.394 i ndjekur nga Gentjan Shaqiri me Alfa Romeo me kohën 3:06.010, ndërsa në vend të tretë Jualin Sami me BMW e36 me kohën 3:06.404. Më sipër mund të shijoni klipin spektakolar të garës së këtij viti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here