Zero karbon deri në 2050? ja si mund të arrihet objektivi i Bashkimit Evropian

0
543

Më 21 Tetor 2019, FIA Region I mori pjesë në takimin e punës së Projektit “ELVITEN” të Bashkimit Evropian me temën: “Çfarë teknologjie mikse nevojitet për të arritur zero karbon në transportin rrugor deri në 2050?” Ky takim u organizua nga Shoqata Evropiane e Automjeteve të Gjelbra (EGVIA) dhe Këshilli Evropian për Kërkimin e Transportit Rrugor (ERTRAC).

Gjatë takimit u diskutua se si Bashkimi Evropian mund të arrijë në një ekonomi me zero-karbon deri në 2050-ën, një objektiv i shpallur nga presidentja e Komisionit të ri Evropian, Ursula von der Leyen. Sipas diskutantëve, makinat hibride dhe elektrike do të kenë një rëndësi strategji për të arritur këtë objektiv. Kryetari i EGVIA, Chairman Stefan Neugebauer theksoi: “Elektrifikimi është një zgjidhje afatshkurtër për të arritur synimin e CO2 në 2030-ën, ndërsa nevojiten përpjekje të mëtejshme për të arritur zhvendosjen e plotë nga karburantet e vjetra, veçanërisht për përdorim në makinat me tonazh të rëndë nëpërmjet karburanteve bio dhe sintetike”. Prandaj, si hapa të mëtejshëm, diskutantët ranë dakord se ne mund të shohim më thellë brenda zgjidhjeve të ndryshme inovative në lëvizshmëri (MaaS, shpërndarja e makinave, etj), ndërsa të vazhdojnë edhe studimet.

FIA Region I iu bashkua takimit të punës si përfaqësues i ELVITEN, projektit të Bashkimit Evropian që promovon risitë, qëndrueshmërinë dhe lëvizjen urbane në Evropë nëpërmjet demonstrimit të nevojës për makinat elektrike të kategorisë L (EL-Vs) për transportin urban.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here