Fotot/ Çmenduria e koleksionistit, 7 milionë euro për 5 super makina

0
1175

Të pasionuarit pas makinave nuk kursejnë asgjë për sa i përket shifrave që shpenzojnë për të kënaqur dëshirat e tyre. Këtë herë bëhet fjalë për një koleksionist japonez, i cili ka shpenzuar plot 7 milionë euro për të blerë pesë super makina sportive, Fenyr Supersport, me 800 kuaj fuqi të prodhuara nga W Motors në Dubai. Një lajm të tillë e ka shpërndarë për publikun vet kompania prodhuese që në Facebook shkruan: “këto janë pesë nga dhjetë njësitë e planifikuara të serisë Launch Editions”. Duke pasur parasysh që një super makinë Sehyr Supersport kushton 1 milion e 400 mijë euro, bëhet fjalë për një blerje në total që kap shifrën e 7 milionë eurove. Ndoshta, ndonjë i pasionuar tjetër do ti kishte shpenzuar këto para pak më ndryshe. Sipërmarrësi japonez, një koleksionist i super makinave, do të shfaqë pesë Fenyr-ët e tij në edicionin e ardhshëm Mega Super Car Motor Show.

Ola Fenyr Supersport është një “hypercar” ekzotik i ndërtuar mbi një shasi të prodhuar nga Magna Steyr me një motor me gjashtë cilindra të vendosur horizontalisht, i përpunuar nga Ruf. Në këtë mënyrë ka një fuqi maksimale prej 800 kuaj fuqi dhe një moment përdredhës maksimal 800 Nm. Sipas të dhënave teknike të W Motors, i duhen vetëm 2,7 sekonda për të shkuar nga 0-100 km/h, 9,4 sekonda nga 0-200, ndërsa ka një shpejtësi maksimale prej 395 km/h.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here