Bursat e FIA-s në dispozicion për talentet e kërkimit në botë

0
322

Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) dhe Automobile Club Albania ftojnë të gjithë hulumtuesit që të bashkëpunojnë kundër plagës globale të gjuhës së urrejtjes online të përdorur në sport, si pjesë e fushatës së Bashkuar kundër Abuzimit online

Gjashtë bursa janë vendosur në dispozicion me mbështetjen e Fondacionit FIA nëpërmjet Universitetit FIA (institucionit të edukimit dhe kërkimit të koorporatës së Federatës), për të vëzhguar urrejtjen online dhe komentet toksike të lidhura specifikisht me sportin. Të përzgjedhurit do të fitojnë një Master Kërkimi (MPhil) nga Shkolla e Biznesit të Universitetit të Qytetit të Dublinit (DCU).

Ky Master Kërkimi zhvillohet me mësim në distancë, që do të thotë se ju qëndroni në Shqipëri dhe punoni në mënyrë të pavarur (2 vjet me kohë të pjesshme duke filluar nga Janari 2024), me mbështetjen e një mbikëqyrësi akademik, në një tezë të bazuar në temën e urrejtjes online në sport.

FIA së bashku me përfaqësues nga Federata Botërore e Futbollit (FIFA), Komiteti Ndërkombëtar Olimpik (IOC), Federata Ndërkombëtare e Motoçiklizmit (FIM) dhe qeveritë kombëtare, po bashkëpunojnë me Komisionin Evropian.

Kontributi kërkimor nga Shqipëria do të tregojë përkushtimin themelor të vendit tonë për zhvillimin e njohurive dhe mbrojtjen e sportit dhe shoqërisë.

Kontaktoni me Automobile Club Albania ([email protected]) për më shumë detaje në lidhje me këtë mundësi.

Rreth FIA-s

Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA), e themeluar në vitin 1904 është organi qeverisës për motorsportin botëror dhe Federata e organizatave kryesore të lëvizshmërisë në botë, e cila bashkon 243 organizata ndërkombëtare të automobilizmit dhe motorsportit nga 147 vende në pesë kontinente.

Rreth Automobile Club Albania

Automobile Club Albania është shoqatë jo-fitimprurëse jo-qeveritare e themeluar në Mars të vitit 2007. Qëllimi i saj është të nxisë interesin për automobilat në shoqërinë shqiptare dhe të  ndërtojë një forum të dobishëm dhe jetëgjatë për mendimin e përparuar në këtë fushë me dhe për anëtarët e saj. Për këtë qëllim shoqata organizon dhe mbështet në mënyrë sistematike, programe e aktivitete të ndryshme të kësaj fushe, të kombinuara gjithmonë me element dhe subjekte edukative edhe informuese të rritjes e sigurisë rrugore në Shqipëri si dhe në atë të mbrojtjes së mjedisit. ACA ofron asistencë rrugore dhe shërbime të tjera në rrugë dhe më gjerë, për anëtarët e saj dhe anëtarët e klubeve të huaja simotra. ACA gjithashtu promovon motorsportin duke nxitur, mbështetur dhe organizuar aktivitete sportive lokale, kombëtare, rajonale e ndërkombëtare. ACA është anëtare e FIA-s (Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit) që prej vitit 2008.

Rreth Shkollës së Biznesit DCU

Shkolla e Biznesit e Universitetit të Qytetit të Dublinit (DCU) është një shkollë biznesi e fokusuar ndërkombëtarisht, me Diplomat Master të njohura globalisht që ofrojnë një mundësi të qarta për zhvillimin e karrierës në një gamë të gjerë fushash biznesi. Lidhja e saj e gjatë me industrinë ka qenë shenjë dalluese e qasjes së saj ndaj arsimit që nga themelimi në 1980-ën.

Rreth Universitetit FIA  

Universiteti FIA është aspekti arsimor dhe kërkimor i FIA-s, misioni i së cilit është të mbështesë strategjinë e FIA-s për të qenë një organizatë e udhëhequr nga njohuritë. E hapur për anëtarët e FIA-s dhe stafin profesional, FIAU do të ofrojë një sërë kursesh për të çuar përpara standardet e edukimit dhe kompetencës së personelit të FIA-s.

Për më tepër, siç ilustrohet përmes publikimit të “Librit të Bardhë mbi abuzimin online” në mars 2023, FIAU synon të publikojë kërkime për të informuar politikat dhe strategjinë dhe për të mirën e praktikuesve, duke përfshirë rrjetin tonë global të klubeve dhe anëtarëve.

Rreth FIA Foundation   

Fondacioni FIA është aspekti i pavarur mbështetës i FIA-s që mbështet sigurinë dhe zhvillimin e motorsportit nga niveli bazë, investon në aktivitete të ndryshme të anëtarëve dhe ka një rol aktivist në politikat publike globale, duke punuar me institucionet shumëpalëshe, OJQ-të rajonale dhe klubet anëtare për të promovuar një axhendë të sigurisë rrugore, lëvizshmërisë së qëndrueshme dhe veprimit klimatik.

Për më shumë klikoni më poshtë:

https://aca.al/wp-content/uploads/2023/08/Fia_University_Brochure_English.pdf

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here