Një konkurs dedikuar fëmijëve të moshës 10-12 vjeç. Falë stafit të profesionistëve të ACA-s, fëmijët argëtohen dhe edukohen me mënyrat më të sigurta të lëvizjes me biçikletë. Nëpërmjet një cikli zbavitës ushtrimesh me biçikletë, synohet të nguliten në ndërgjegjen e fëmijëve rregullat bazë të sigurisë në rrugë. Në kushtet e vendit tonë, Automobile Club Albania synon që nëpërmjet fëmijëve të sensibilizohen edhe prindërit e tyre.
Eventi ka nisur sot me Finalen e Korçës ku në tre vendet e para u renditën shkollat:
1.Agimi
2.Sevasti Qiriazi
3.Pandeli Cale
Konkursi vazhdon të premten më 28 Prill me Finalen e Pogradecit
Faleminderit Sponsorëve të eventit: Union Bank Albania dhe Unionnet Western Union