Nis Edicioni i 12-të i Konkursit Kombëtar Edukativ “Të Sigurt mbi Dy Rrota”/ Shkolla “Sevasti Qiriazi” fiton në Finalen e Korçës

0
470

Një konkurs dedikuar fëmijëve të moshës 10-12 vjeç. Falë stafit të profesionistëve të ACA-s, fëmijët argëtohen dhe edukohen me mënyrat më të sigurta të lëvizjes me biçikletë. Nëpërmjet një cikli zbavitës ushtrimesh me biçikletë, synohet të nguliten në ndërgjegjen e fëmijëve rregullat bazë të sigurisë në rrugë. Në kushtet e vendit tonë, Automobile Club Albania synon që nëpërmjet fëmijëve të sensibilizohen edhe prindërit e tyre.

Eventi ka nisur sot me Finalen e Korçës ku në tre vendet e para u renditën shkollat:

1.Agimi

2.Sevasti Qiriazi

3.Pandeli Cale

Konkursi vazhdon të premten më 28 Prill me Finalen e Pogradecit

Faleminderit Sponsorëve të eventit: Union Bank Albania dhe Unionnet Western Union

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here