Rikthehet Konkursi Kombëtar Edukativ “Të Sigurt mbi Dy Rrota”/ Edicioni i 12-të nis me Finalen e Korçës

0
229

Është viti i 12-të që Automobile Club Albania organizon me fëmijët e moshave 10-12 vjeç, Konkursin Kombëtar për Edukimin mbi Sigurinë Rrugore, me titull “Të Sigurt mbi dy Rrota”. Ky konkurs është pjesë e Konkursit Evropian “European Traffic Education Contest” që organizohet prej 37 vjetësh në kuadrin e programeve të FIA-s për rritjen e sigurisë në rrugë. Ideja qendrore e konkursit është edukimi i fëmijëve: Si të lëvizin më të sigurt në rrugë?; Si t’i përvetësojnë më mirë rregullat e trafikut?, etj. Nëpërmjet një cikli zbavitës ushtrimesh me biçikletë, synohet të nguliten në ndërgjegjen e fëmijëve rregullat bazë të sigurisë në rrugë. Në kushtet e vendit tonë, Automobile Club Albania synon që nëpërmjet fëmijëve të sensibilizohen edhe prindërit e tyre.

Në këtë Edicion, Konkursi do të zhvillohet në 10 qytete: Korçë, Pogradec, Elbasan, Shkodër, Lezhë, Durrës, Vlorë, Fier, Berat dhe Tiranë

Finalet e Qyteteve do të nisin nesër me qytetin e Korçës

Faleminderit Sponsorëve të eventit: Union Bank dhe Unionnet Western Union

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here