Shijet e reja për automjetet, tani trendet lindin në Kinë

0
832

Konsumatori evropian duket se ka ndalur në diktimin e rregullave përsa i përket shijeve. Sot, modelet globale nuk mund të injorojnë diktatin e tregut të parë në Botë që është Kina.

Në 1985 në Kinë u shitën 7.100 automjete, një e treta e të cilave ishin Volkswagen Santana, tre modele të mbështetura në gjeneratën e dytë të Passat. Askush nuk e kishte menduar në Wolfsburg dhe aq më pak në Shanghai(shtëpia aktuale e Saic, partneri i parë i gjermanëve në Kinë) se modelet do të përshtateshin me gustot e klientëve lokalë. Në 2018-ën, në Kinë u shitën më shumë se 23 milionë automjete, ndërsa Volkswagen është ende marka lider(3,11 milionë njësi) dhe modeli i tij që qëndron në majë është gjithmonë një Lavida me katër dyer, gjenerata e tretë e sedanit që në 2008-ën u projektua me qëllimin e deklaruar për të kënaqur shijet orientale. Ndoshta, e gjithë kjo çfarë ka ndodhur edhe mund të mos iu interesojë.

Por, a nuk ishte gjithmonë klienti evropian që diktonte rregullat për modelet globale? “Nëse një automjet pëlqehet këtu, do të pëlqehet edhe atje”, deklaronin pas lustrës finale dizajnuesit e kompanive prodhuese evropiane. Por, tani duhet të marrim parasysh që evropianët kanë ndaluar së qeni arbitër të shijeve. Kinezët po na bëjnë të kuptojmë kalendarët me një tendencë të theksuar imponimi, ose me kujdes të veçantë për pasagjerët mbrapa(të pasurit e rinj preferojnë që të qëndrojnë në sediljet mbrapa). Ndoshta, duhet ti njohim më mirë këta ndikues të rinj të automobilizmit. Kinezët janë shumë në numër dhe të rinj, ku mosha mesatare është 35 vjeç, ndërsa në perëndim është 50. Janë të martuar dhe me një fëmijë.

Ata dinë shumë për teknologjinë, por pak për automjetet (68% e automjeteve janë blerje e parë). Respektojnë hierarkinë, por tregojnë besnikëri të ulët për markën (16% për markat kineze dhe 49% për ato evropiane). Ashtu si evropianët, duan makina të rehatshme, me hapësirë dhe të sigurta. Por, duhet që të ketë edhe një status simbol. Ashtu si evropianët, janë të tërhequr nga modelet Suv. Gjithsesi, modelet sedan vazhdojnë të përfaqësojnë 41% të tregut. Coupe, roadster dhe modelet me portobagazh nuk i dinë se çfarë janë. Përbuzin ato me pesë dyer, modelet me hapësirë të madhe dhe citycar, ndërsa adhurojnë të rejat. Përgatisni pemën magjike…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here