FIA ndryshon rregullat, hap dyert për Kampionatin Evropian “Hill Climb”

0
139

Falë rregullores së re teknike në bashkëpunim me konceptin e “Faktorit të Performancës”, gama e makinave të Kategorisë 1(makina të mbyllura) në Kampionatin Evropian “Hill Climb” të FIA-s, do të zgjerohet ndjeshëm nga 2020-ta. Në Kategorinë 1, e cila me sistemin aktual është e limituar në grupin N, A, S20 dhe GT3, në vazhdim do të jenë të mirëpritura makina të shumta dhe me prejardhje të ndryshme. Këto makina do të ndahen në grupe të ndryshme, duke u bazuar në performancën e tyre në “Pf” që do të llogaritet online në “www.fiaperformancefactor.com” dhe do ti deklarohet organizatorëve nga garuesit kur të regjistrohen për kompeticionin e 2020-ës. Nga një fazë e të qenit kufizuese, e ardhmja e Kategorisë 1 do të jetë vendosmërisht “e hapur”! Në këtë mënyrë, Kampionati Evropian “Hill Climb” i organizuar nga FIA, po përgatitet të mirëpresë të gjitha makinat GT dhe pothuajse të gjitha format e makinave touring, nga Deutsche Tourenwagen Masters (DTM) te ato origjinale me katër dyer të përdorura në sallone vetëm një herë. Gjithashtu, do të jenë të mirëpritura të gjitha llojet si WRC, TCR, ish-Super Touring Cars ose Berg-Monsters, specifike për ngjitje në kodra.

Faktori performancë

FIA po studion një metodë klasifikimi të makinave dhe një rregullore të hapur, që synon ta bëjë Kampionatin Evropian “Hill Climb” sa më gjithëpërfshirës që të jetë i mundur.

Targeti i këtij projekti janë:

-të gjitha makinat e mbyllura që marrin pjesë në Kategorinë 1(Grupi N, A, GT, S20, R1-R5) ose ato në Grupin E1 të FIA-s;

-makinat e homologuara ose ato jo të homologuara;

-makina që vijnë nga grupe kombëtare;

-makina jashtë serie.

Synimi i FIA-s është që ti japë mundësinë një numri sa më të madh garuesish që të marrin pjesë në Kampionatin Evropian “Hill Climb” në Kategorinë 1. Gjithashtu, kërkohet të ndërtohet një sistem klasifikimi horizontal i thjeshtuar(në të gjitha nivelet, përfshirë grupet kombëtare dhe ato të FIA-s), që është i zbatueshëm në të gjitha kampionatet kombëtare dhe ndërkombëtare. Synohet edhe zbatimi i rregulloreve teknike të përbashkëta dhe minimale gjatë harmonizimit të recetave të sigurisë së FIA-s.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here