“Të Sigurt mbi Dy Rrota 2023”/ Finalja Kombëtare më 10 Qershor tek Expocity Albania

0
225

Konkursi Kombëtar Edukativ “Të Sigurt mbi Dy Rrota” zhvillon këtë vit Edicionin e tij të 12-të. Një event që organizohet nga Automobile Club Albania dhe shtrihet në 10 qytete të Shqipërisë, Tiranë, Elbasan, Korçë, Pogradec, Durrës, Lezhë, Vlorë, Fier, Berat dhe Shkodër.

Një konkurs dedikuar fëmijëve të moshës 10-12 vjeç. Falë stafit të profesionistëve të ACA-s, fëmijët argëtohen dhe edukohen me mënyrat më të sigurta të lëvizjes me biçikletë. Nëpërmjet një cikli zbavitës ushtrimesh me biçikletë, synohet të nguliten në ndërgjegjen e fëmijëve rregullat bazë të sigurisë në rrugë. Në kushtet e vendit tonë, Automobile Club Albania synon që nëpërmjet fëmijëve të sensibilizohen edhe prindërit e tyre.

Ashtu si çdo vit, Finalja Kombëtare do të zhvillohet në datën 10 Qershor 2023 në ambientet e Expocity Albania.

Sponsorë të eventit: Union Bank Albania dhe Unionnet Wester Union.

Institucionet partenere në këtë Konkurs: Drejtoria e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Ministria e Brendshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here