Konkursi Kombëtar “Të Sigurt mbi Dy Rrota 2023”/ Sekretari i Përgjithshëm i ACA-s, Eridon Lameborshi i ftuar në RTSH

0
242

Automobile Club Albania zhvilloi këtë vit Edicionin e 12-të të Konkursit Kombëtar Edukativ “Të Sigurt mbi Dy Rrota 2023”. Një event që u shtri në 10 qytete të Shqipërisë, Tiranë, Elbasan, Korçë, Pogradec, Durrës, Lezhë, Vlorë, Fier, Berat dhe Shkodër me pjesëmarrjen e 116 shkollave dhe rreth 4600 nxënës.

Të shtunën në datën 10 Qershor, në ambientet e Expocity Albania u zhvillua Finalja Kombëtare me pjesëmarrjen e 12 shkollave fituese dhe 48 nxënësve ku fituese u shpall Shkolla “Ismail Qemali” e Shkodrës.

Në video mund të ndiqni intervistën e Sekretarit të Përgjithshëm të Auto Club Albania, Z. Eridon Lameborshi i ftuar në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri” në RTSH për të folur në lidhje me Konkursin dhe Finalen Kombëtare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here