Fotografët në motorsport, regjistrohuni në seminarin e FIA-s

0
742

Të gjithë gazetarët, fotografët dhe fotografet që kanë pasion motorsportin dhe garat sportive dhe dëshirojnë ta ushtrojnë këtë pasion, tani kanë një mundësi shumë të mirë për të marrë leksione të vlefshme. Kushdo që është i interesuar mund të regjistrohet në “Photography Workshop. FIA Girls on Track – Virtual Experience” që organizohet nga FIA.

“Fotografia është një mënyrë shumë e mirë për të pasur akses në botën e motorsportit dhe për të treguar vizionin tuaj për të”, thotë Marta Rovatti Studihrad, një fotografe e pavarur sportive, mode dhe lifestyle dhe që prej 2015-ës është fotografja zyrtare jashtë piste e kampionatit FIA Formula E.

Njihuni me Martën dhe dëgjojeni atë dhe pasionin e saj për fotografinë në motorsport. Mësoni disa ushtrime praktike të teknikave dhe perspektivave për të krijuar vizionet tuaja të botës!

Më poshtë gjeni linkun e regjistrimit ku pjesëmarrja është e lirë për këdo:

https://fia.zoom.us/meeting/register/tJ0rf-2rqDkpGtUWVQIVCsUj1A4uXRAsv7n-?fbclid=IwAR2yaGxb03MoHayBl0deldKm6_7Rsry8zGVv8A0KxqGDs2dyU13A-9HXnvw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here