Auto Club Albania i bashkohet fushatës globale “This is My Street”

0
659

Pas Ministerialit të 3-të Global për Sigurinë Rrugore të mbajtur në Stokholm në Shkurt 2020, qeveritë në të gjithë botën do të angazhohen sërish në një aksion botëror për sigurinë rrugore. Pas Ministerialit, u është bërë thirrje qeverive që të reduktojnë me 50% vdekjet nga aksidentet rrugore gjatë periudhës 2020-2030. Një shqetësim i madh është fakti se në të gjithë botën, aksidentet rrugore janë shkaku kryesor i vdekjes së fëmijëve dhe të rinjve të moshës 5-29 vjeç dhe në këtë mënyrë, aksioni është veçanërisht i nevojshëm për të rinjtë.

Fushata “This is My Street” është për rrugë të sigurta dhe të shëndetshme për të rinjtë në të gjithë botën. Fushata është lançuar dhe ndiqet nga FIA Foundation. Në të gjithë botën, aksidentet rrugore janë shkaku kryesor i vdekjeve të të rinjve. Në total, më shumë se 2 milionë të rinj humbasin jetën ose lëndohen në aksidentet rrugore çdo vit.

Në përgjigje të këtij fakti, “This is My Street” është një fushatë që synon të sensibilizojë qytetarët, kryesisht të rinjtë që të kërkojnë një botë më të sigurt dhe më të pastër. Fushata u bën thirrje drejtuesve të shteteve që ti japin përparësi të ardhmes së të rinjve duke u zotuar të investojnë për të garantuar një lëvizshmëri të sigurt.

Fushata po bashkon forcat me të gjithë ata që organizojnë fushata për të gjitha çështjet kryesore që shqetësojnë të rinjtë. Në të ardhmen synohet që të zhvillohet një Samit Global i Adoleshentëve që ti jepet përparësi rrugëve të sigurta dhe të shëndetshme për të rinjtë, si edhe të ndërmerren veprime për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien e tyre në përgjithësi.

Fushata “This is My Street” inkurajon qytetarët, komunitetet dhe organizatorët që të angazhohen në çështje që shqetësojnë jetën e përditshme të gjithsecilit dhe të kërkojnë veprim nga vendimmarrësit.

Auto Club Albania si anëtare dhe përfaqësuese e FIA-s në vendin tonë, i është bashkuar fushatës globale për të sensibilizuar të rinjtë që të kërkojnë rrugë më të sigurta dhe të pastra në vendin tonë.

Më poshtë gjeni linkun ku gjithsecili mund të regjistrohet dhe ti bashkohet fushatës globale për rrugë më të pastra dhe të sigurta.

https://www.mystreet.org/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here