Dita përkujtimore e viktimave të aksidenteve rrugore 25 vjetori

0
247

E diel, 18 nëntor 2018 (e diela e 3-të nëntorit)

Gjatë 25 viteve në të cilat mbahet Dita Përkujtimore, më shumë se 30 milionë njerëz kanë humbur jetën në rrugë dhe mbi një miliardë kanë mbetur të aksidentuar – aq sa popullata e kombinuar e 125 qyteteve më të mëdha në botë.

“Rrugët kanë histori”
Federata Europiane e Viktimave të Trafikut Rrugor (FEVR), lançon promovimin e sigurisë në rrugë. Tema e këtij viti është “Rrugët kanë histori”, bazuar në Kolonën 2 të Planit Global për Dekadën e Veprimit për Sigurinë Rrugore 2011-2020 – Rrugë më të sigurta. Në faqen www.wdor.org mund të gjendi informacion më të detajuar, të vendosura nga materialet zyrtare që zotëron WDoR, si logot, posterat, videot, etj. Gjithashtu mund të paraqiten materiale nga organizata qeveritare dhe joqeveritare si dhe nga persona të tjerë.

Roli që luan kjo ditë dhe përhapja gjatë 25 viteve
Dita përkujtimore u prezantua për të ndërgjegjësuar publikun dhe për t’u dhënë një mundësi miqve dhe familjarëve për të përkujtuar humbjen e personave më të dashur e të afërm.
Dita përkujtimore ekziston gjithashtu për të krijuar një kulturë globale të sigurisë së duhur rrugore.

Në kujtim të personave më të dashur dhe miqve që kanë humbur në aksidente rrugore, krijohet e drejta për të kërkuar më shumë përgjegjësi dhe ndërgjegjësim nga të gjithë drejtuesit dhe për këtë kërkojnë nga qeveritë, jo vetëm programe dhe iniciativa parandaluese, por hetim mjekësor dhe drejtësi.

Brigitte Chaudhry, iniciatore e WDoR, tha:
“Shkalla masive e vdekjeve dhe aksidenteve rrugore gjatë 25 viteve që nga Dita Përkujtimore mbetet një fakt tronditës – tronditës sepse shumë vdekje dhe aksidente nuk u parandaluan siç pritej, tronditëse, sepse çdo vit ne ende kemi kaq shumë njerëz që vijnë të kujtojnë njerëzit më të dashur. Shpresojmë që historitë dhe eksperiencat e të aksidentuarëve të rrisin ndërgjegjësimin në rrugë për qëllim reduktimin e aksidenteve rrugore në të ardhmen”.

Faleminderit për informimin e Ditës Përkujtimore nëpërmjet Medias Tuaj për ta bërë atë të njohur në mbarë botën!

WDoR, linku i mediave sociale: #RoadshaveStories #WDoR2018
info@wdor.org  www.wdor.org

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here