Edicioni i 11-të i Konkursit Kombëtar Edukativ “Të Sigurt mbi Dy Rrota” ka vazhduar sot me Finalen e Durrësit. Gjatë eventit, punonjës të Policisë Rrugore kanë dhënë këshilla për fëmijët në lidhje me Sigurinë Rrugore.
Në përfundim të Finales, në tre vendet e para u renditën shkollat:
1.14 Nëntori
2.Vincens Prendushi
3.Vasil Ziu
Nxënësit e shkollës 14 Nëntori do të përfaqësojnë Durrësin në Finalen e madhe të 14 Majit që do të zhvillohet në Tiranë.
Konkursi do të vazhdojë nesër me Finalen e Lezhës