Gjesti human, Klubi i Automobilit të Katalonjës (RACC) vendos zyrat e tij në dispozicion të autoriteteve shëndetësore

0
750

Spanja është një prej shteteve më të prekura në botë nga Covid-19 ndërsa deri tani janë infektuar 88.000 njerëz dhe kanë humbur jetën 7.700. Sistemi shëndetësor spanjoll është thuajse në kolaps dhe po kalon momente shumë të vështirë. Në këtë situatë, Klubi i Automobilit të Katalonjës (RACC) ka reaguar menjëherë duke dhënë ndihmën e vet dhe ka vendosur në dispozicion të autoriteteve zyrat e tij në Barcelonë.

Në muajin Shkurt, Klubi krijoi një komitet monitorimi që organizoi një plan konkret dhe prej disa ditësh, të gjithë punonjësit duke përfshirë shërbimin qendror, zyrat dhe call-center, po punojnë nga shtëpitë.

RACC është përshtatur në mënyrë që të ruajë kapacitetin e tij operacional dhe të ofrojë një shërbim të nivelit të lartë, gjithmonë duke ndjekur udhëzimet e dhëna nga autoritetet. Klubi ka forcuar shërbimin e tij telefonik mjekësor, shërbimin e asistencës së udhëtimit për të gjithë ata anëtarë që ndodhen jashtë vendit dhe që nuk kanë mundur të kthehen në shtëpi, shërbimin e ndihmës për makina të përbashkëta pune, shërbimin urgjent për riparimin e shtëpisë, si edhe ndihmën juridike dhe shërbimet e ndihmës teknike, tani që shumë njerëz po punojnë nga shtëpia.

Në mënyrë që të japë ndihmë në një situatë rreziku kolapsi të mundshëm të sistemit shëndetësor spanjoll, javën e kaluar, RACC vendosi në dispozicion të autoriteteve selinë e tij në Barcelonë. Ndërtesa ka më shumë se 16.000 m2 dhe është e pajisur me pistë për uljen e helikopterëve dhe ndodhet shumë afër spitaleve kryesore të qytetit.

Gjithashtu, për sa i përket arsimit, mësuesit e autoshkollave të RACC janë duke organizuar klasa teorish përmes profilit në Instagram, “@RACCautoescuela”. Ky shërbim ofrohet falas dhe është i hapur për të gjithë, pavarësisht nëse ata janë nxënës të autoshkollave të RACC ose jo.

Për më tepër, gjatë këtyre ditëve që shkollat janë të mbyllura, Klubi i Automobilit të Katalonjës ka bërë të mundur për të gjithë nxënësit një lojë on-line për sigurinë rrugore, “Luaj dhe Mëso”, që fokusohet më shumë te fëmijët e moshës 6-12 vjeç dhe është i lirë për të gjithë.

Gjithashtu, Klubi ka zgjatur afatin që shkollat ​​të marrin pjesë në edicionin e 13-të të konkursit “Të rinjtë dhe lëvizshmëria”, në të cilin çdo vit, më shumë se 2.000 nxënës paraqesin propozime për të përmirësuar sigurinë në rrugë, me qëllimin për të ndihmuar mësuesit në planifikimin e javëve të ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here