Zyrtarët dhe Vullnetarët

5.Zyrtarët dhe Vullnetarët

Për shumë njerëz, të bëhesh vullnetar i motorsportit si marshall ose zyrtar, është një mënyrë e shkëlqyeshme për t’iu afruar kësaj bote pa qenë në vendin e pilotit. Zyrtarët dhe vullnetarë janë një pjesë jetike e motorsportit në çdo nivel dhe pa ata, eventet dhe garat nuk mund të organizohen.

Zyrtarët sigurojnë që garat të zhvillohen në mënyrë të sigurt, të drejtë dhe që rregullat dhe rregulloret të respektohen. Çdo event motorsporti kërkon një numër zyrtarësh me aftësi të ndryshme për të kryer një gamë të gjerë detyrash.

Vullnetarët e motorsportit gëzojnë përfitime të shumta përmes përfshirjes së tyre në këtë sport, të tilla siç janë:

-Miqësia dhe shoqëria

-Aftësi të reja

-Shijojnë mundësi dhe përvoja të reja

-Kënaqësi për të kontribuar në një sport që e kanë pasion

-Mundësi e madhe për rritje dhe zhvillim personal dhe profesional.

FASA njeh rolin e rëndësishëm që luajnë vullnetarët tanë për të ndihmuar në organizimin dhe zhvillimin e garave të ndryshme të motorsportit. FASA dhe ACA bëhen gjithmonë pjesë e fushatave siç është Fundjava e Vullnetarëve e FIA-s apo të tjera. Shprehim vlerësimin tonë për shumë orë përkushtimi të vullnetarëve dhe zyrtarëve për garat e motorsportit.

Të gjithë vullnetarët që kanë dëshirë të bëhen pjesë e eventeve dhe garave të motorsportit në Shqipëri, mund të regjistrohen në adresën e mëposhtme:

Rruga Ismail Qemali 30, Tirana 1019

https://www.google.com/maps/place/Automobile+Club+Albania/@41.3207644,19.8131865,17z/data=!3m1!4b1!4m5!3m4!1s0x135031025487435b:0x4e70bfa64caeebdf!8m2!3d41.3207604!4d19.8153752

Telefon: +355 67 60 01 222

E-mail: [email protected]

Web: www.aca.al