Klima dhe Temperaturat

Shqipëria ka një klimë mesdhetare të butë. Shumë vizitorë zbulojnë se moti në ultësira nuk është asnjëherë i ftohtë. Veçanërisht Bregdeti i Jonit është shumë i butë, me një temperaturë mesatare dimërore nga 8-10 °C (46-50F).

Në Tiranë dhe në qytete të tjera me rrafsh të ulët, ndonjëherë temperaturat bien nën zero, por kjo ndodh zakonisht gjatë natës dhe rrallëherë ngrin ose bie dëborë për më shumë se një ditë.

Vendi ynë shijon një mot të këndshëm me diell gjatë verës, me një mesatare prej 300 ditësh me diell në çdo vit. Pjesa më e madhe e shirave në Shqipëri bien në vjeshtën e vonë dhe në pranverën e hershme, jashtë zonave malore. Nuk bie shpesh shi në verë

Në verë vizitorët zakonisht ndjejnë shumë vapë. Korriku zakonisht është muaji më i ngrohtë i vitit. Për shembull, në Tiranë, temperaturat zakonisht arrijnë 40 °C (104F). Shumë hotele dhe restorante kanë ajër të kondicionuar. Vendet më të mira gjatë verës, janë përgjatë bregdetit, ku deti ruan një temperaturë mesatare të tolerueshme prej 25-30 °C (73-86F), ose në malet e larta.

Nëse keni luksin e zgjedhjes, koha më e mirë e vitit për të vizituar vendin, janë Pranvera dhe Vjeshta. Në vjeshtë pemishtet marrin ngjyra të shndritshme dhe të ftohta, të ngjashme me frutin e qitros, ndërsa në pranverë lulëzimet e luleve të mollëve dhe qershive mbushin rrugët me ngjyrat e tyre.

Netët e gjata pranverore janë një kohë e mirë për të shijuar shetitoret dhe kafetë përgjatë bulevardit, të cilat janë mjaft mbresëlënëse në të gjithë vendin. E ndërsa Shtatori dhe Tetori vazhdon të mbajë ende kohë të ngrohtë, ia vlen të notosh në bregdetin jugor.