Anëtari gjatë periudhës së vlefshmërisë së anëtarësimit, ka të drejtë që 24 orë në ditë të informohet nga CSC e ACA-s në lidhje me:
- motin, distancat kilometrike, rrugën me të përshtatshme që duhet të përshkojë në Shqipëri
- çfarë duhet të bëjë në rast aksidenti rrugor, kujt t’i drejtohet nëse ka të plagosur.
- si veprohet me dokumentacionin e makinës dhe sa kushtojnë ato ( taksa makine, patenta, lejet e qarkullimit, kalimi i pronësisë etj.)
- siguracionet e automjeteve
- çfarë duhet të bëjë në rast gjobitjeje nga Policia Rrugore, kujt t’i drejtohet nëse ka pretendime; si veprohet.
- vendndodhjet e hoteleve, restoranteve dhe vendeve turistike brenda Shqipërisë