Trofeu Skënderbej Kruja Hillclimb – 2016

Të dashur Miq,

Kemi nderin t’ju njoftojmë hapjen e regjistrimeve për edicionin e katërt të “Trofeut Skënderbej – Kruja Hillclimb 2016”. Gara është regjistruar në kalendarin e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit si dhe është e vlefshme për kampionatin CEZ (Central European Zone).

Provat zhvillohen ditën e shtunë, datë 10 Shtator, ndërsa gara zhvillohet ditën e dielë, datë 11 Shator. Itinerari ka një gjatësi prej 3.800 metra dhe do të mbahet në 2 (dy) xhiro. Diferenca në lartësi mes startit dhe finishit është 327 metër, me një gradient mesatar prej 8.6%. Pista do të jetë e mbyllur për trafikun normal gjatë sesionit të provave të lira dhe garës.

Këtu mund të shkarkoni rregulloren e garës:

(rregullorja e garës)

Këtu mund të shkarkoni formularin e regjistrimit:

(formulari i regjistrimit)

Për më shumë informacione na kontaktoni në:

Email: sekretaria@aca.al

Telefon: +355 66 40 34212

Comments are closed.