Rreth FASA

Në vitin 2009, ACA themeloi Federatën Shqiptare të Sporteve të Automobilizmit “FASA”, e cila është e regjistruar në gjykatën e Tiranës, dhe është njohur nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve me statusin e federatës dhe bën pjesë në Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar. Gjatë dy viteve të veprimtarisë së saj ajo është përqendruar në tri çështje kryesore si dhënia e licencave kombëtare dhe ndërkombëtare për garuesit e të gjitha disiplinave të motorsportit, përgatitja, rishikimi dhe botimi i rregulloreve sportive motorike në përputhje me ato ndërkombëtare të miratuara nga FIA dhe organizmin e trajnimeve të përqendruar në sigurinë në sport si element themelor për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti.

Gjatë kësaj kohe ka qenë organizatore dhe mbështetëse në disa ngjarje motorike sportive si:

  • Petrela Rally (Hill Climbing) – 2008
  • Lezha Rally – 2009
  • Adriatic and Ionian Classic Rally – 2010
  • Gjadër Drag Race – 2011

Comments are closed.