Zyrtarë të FIA-s vizitojnë Shqipërinë për t’u njohur me projektin e Auto Moto Park Albania dhe zhvillimin e përgjithshëm të motorsportit në vendin tonë

0
178

Një delegacion i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA) i përbërë nga Zv.Presidenti i FIA-s për Motorsportin, zona e Evropës, Z. Manuel Aviño, Projekt Menaxheri i FIA-s, Z. Guido Gaetani D’Aragona dhe Zyrtari i Sigurisë për Cirkuitet, Z. Carlos Soteras, po zhvillojnë një vizitë 2-ditore në Shqipëri. Së bashku edhe me projektuesit Z. Alex Wurz dhe Z. Nial Polley nga studio Wurz Design, Test & Training, fitues të Konkursit Ndërkombëtar dhe të kontraktuar për projekt dizajnin final të Auto Moto Park Albania, zyrtarët e FIA-s janë pritur në Tiranë nga Presidenti i Automobile Club Albania, Z. Niko Leka, Sekretari i Përgjithshëm i ACA-s, Z. Eridon Lameborshi, Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), Z. Blendi Gonxhja dhe Këshilltari i Drejtorit të DPSHTRR-së, Z. Sokol Duma.

Të gjithë bashkë po zhvillojnë 2 ditë takim teknik njohës mbi zhvillimin më të rëndësishëm e historik të investimit nga shteti shqiptar të veprës publike të kompleksit AMP, në Krastë, Elbasan, tashmë realitet konkret në terren, në kantieret e çelura të infrastrukturës lidhëse dhe mbrojtjes lumore.

Vizita e miqve tanë të nderuar do të përfshijë inspektimin në Elbasan me Kryebashkiakun, Z. Gledian Llatja dhe diskutime për strukturimin dhe administrimin e AMP, trajnimet nga FIA dhe bashkëveprimin për projektin sipas standardeve!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here