Zyrtarë të FIA-s, vizitë në Elbasan në vendin ku do të ndërtohet Automotopark Albania

0
215

Përfaqësuesit e lartë të FIA, Zv. Presidenti i FIA për Motorsportin, zona e Evropës, Z. Manuel Aviño, Projekt Menaxheri i FIA-s, Z. Guido Gaetani D’Aragona dhe Zyrtari i Sigurisë së FIA-s për Cirkuitet, Z. Carlos Soteras, së bashku me Presidentin e Automobile Club Albania, Z. Niko Leka dhe Drejtorin e Përgjithshëm të DPSHTRR-së, Z. Blendi Gonxhja, zhvilluan një vizitë zyrtare në Elbasan, për t’u njohur në terren me ecurinë e projektit historik të Automotopark Albania, ku u pritën nga Kryetari i Bashkisë Elbasan, Z. Gledian Llatja. Një ditë e shënuar për për Motorsportin Shqiptar, vendin dhe rajonin dhe për të gjithë komunitetin e sektorit automotiv!

Vizita e zyrtarëve të FIA-s do të përfshijë diskutime me studion projektuese Wurz Design Test & Training mbi hapat e homologimit si edhe ndarje eksperience për strukturimin dhe administrimin e AMP dhe trajnimet nga FIA!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here