Zbulohet skandali i ri, nën akuzë AUDI dhe Ministria e Transportit

0
1067

Dosja “dieselgate” pritet të ketë zhvillime të reja për grupin Volkswagen, por jo vetëm. Gazeta autoritare ekonomike “Handelsblatt” dhe transmetuesi publik bavarez “Bayerischer Rundfunk” kanë kryer një hetim që nxjerr fakte të reja që rëndojnë mbi AUDI-n dhe akoma më shumë ndaj zyrtarëve të Ministrisë Federale të Transportit(KBA), të akuzuar specifikisht që kanë mbyllur një sy përpara sjelljes së parregullt të disa teknikëve të prodhuesit të Ingolstadt. Dy organet mediatike kanë kontrolluar më shumë se 80 mijë dokumente në një hetim të gjatë. Prodhuesi gjerman akuzohet se ka vazhduar që deri në fund të muajve të parë të 2018-ës, të hedhë në treg automjete diesel “Euro 6” me fuqi të madhe që kanë një pajisje për të manipuluar emetimet e shkarkimit të gazit. Pajisja, e konsideruar e paligjshme, do të kishte bërë të mundur që makinat të pastroheshin më mirë në periudhën e testimit sesa në rrugë.

Gjithashtu, nga dokumentacioni i analizuar nga dy organet mediatike, del se edhe në Ministrinë e Transportit, që deri pak muaj më parë i besohej bavarezit Alexander Dobrindt (i njëjti që kishte gisht nw çështjen FCA dhe emetimet e motorëve 500X), ishin të shumtë zyrtarët që kishin mbyllur një sy. Titulli i artikullit të “Handelsblatt” i botuar në faqen e internetit të gazetës është emblematik: “Pse KBA ka larguar shikimin nga Audi për kaq shumë kohë?” Gazetat tregojnë se teknikët e kompanisë prodhuese nuk kishin frikë nga kontrollet e autoriteteve gjermane dhe as nga ata të SHBA-së. Në këtë drejtim, “Handelsblatt” citon një e-mail të dërguar nga një teknik, që i përcaktonte oficerët e “Carb Californian” si “sherifët provincialë”. Për këtë shkak, zyrat e KBA-së konsideroheshin nga specialistët e kompanisë prodhuese si pikat e thjeshta të kalimit, ndoshta për faktin se drejtuesit e Ministrisë nuk kishin ndërmend të vendosnin nën akuzë sektorin gjerman të automobilëve. Vet ministri Dobrindt akuzohet në mënyrë specifike se “dëshiron të qëndrojë në anën e prodhuesve”.

Zyrtarët e KBA-së, bazuar në gjetjet e hetimeve, u shfaqën të befasuar, të frustruar dhe nwn hezitim para hetuesve. Arsyeja është e lehtë të thuhet: për dekada të tëra, agjencia federale nuk është vënë në punë për të ndjekur penalisht fajtorët e shkeljeve të mundshme. Edhe kur u përballën me dyshime rreth të dhënave të emetimeve të ofruara nga prodhuesit, zyrat dhe laboratorët nuk ishin të pajisur si duhet për të kryer testet e nevojshme. Por, ka edhe diçka tjetër: për shembull, një letër e tetorit 2015 në të cilën shkruhej se kreu i atëhershëm i markës Volkswagen dhe sot i gjithë grupi gjerman, Herbert Diess, përjashton mosplotësimin e rregullave për motorët Euro 6. Për të gjitha këto, janë shtuar dokumente të mëtejshme që tregojnë përpjekjen e zyrtarëve të agjencisë për të frenuar hetimet dhe fillimin e një beteje të vërtetë me autoritetet hetuese, në veçanti Prokurorinë Publike të Mynihut. Shkurtimisht, “Handelsblatt” dhe “Bayerischer Rundfunk” kanë kërkuar në një grumbull dokumentesh dhe kanë zbuluar detaje të një historie që tani rrezikon të prodhojë pasoja të reja dhe serioze në të gjithë sektorin automobilistik gjerman.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here