Zbardhet raporti i fundit, sa është rritur shitja e automjeteve që përdorin karburant alternativ

0
600

FIA e ka një prej shtyllave kryesore mbrojtjen e mjedisit dhe angazhimi e veprimet e saj për këtë çështje janë maksimale. Dhe në këtë aspekt, FIA Region I që përfaqëson 104 klube dhe 36 milionë anëtarët e tyre në të gjithë Evropën, Lindjen e Mesme dhe Afrikë, ka publikuar pak ditë më parë raportin më të fundit që shpreh mbështetjen për rritjen e përdorimit të automjeteve që përdorin karburant alternativ. Gjithashtu, FIA Region I bën thirrje që të merren masa për të siguruar drejtuesit e këtyre automjeteve që të kenë të njëjtin nivel komoditeti dhe lehtësie si me përdorimin e makinave tradicionale. Edhe Automobile Club Albania është anëtare e FIA Region I.

Megjithëse janë marrë disa masa në të gjithë Evropën për të mbështetur përdorimin e automjeteve me karburant alternativ, rritja dhe zhvillimi i vazhdueshëm i teknologjive dhe karburanteve të reja në mënyrë të pashmangshme, kërkon veprime të mëtejshme dhe masa të reja legjislative. Shoferët duhet të kenë qasje të thjeshtë që të informohen rreth vendndodhjes, gjendjes, funksionimit dhe disponueshmërisë së stacioneve të karikimit dhe gjithashtu duhet të marrin në pikën e shitjeve informacion më të mirë për kostot e automjeteve dhe performancën e emetimeve.

“Përkundër kësaj, ne jemi të kënaqur që Komisioni Evropian po planifikon të rishikojë Direktivën për Infrastrukturën e Karburanteve Alternative. Ne do të punojmë për të siguruar se nevojat e drejtuesve të automjeteve të dëgjohen”, bën të ditur FIA Region I në njoftimin e saj në lidhje me raportin e fundit.

Po, çfarë është një automjet që përdor karburant alternativ?

Një automjet që përdor karburant alternativ është ai që mund të punojë edhe me substanca të tjera përveç naftës dhe gazit. Shembujt përfshijnë automjete që punojnë me energji elektrike, karburantet bio, karburantet sintetike, biometani, gazi natyror, hidrogjeni dhe gazi i lëngshëm i naftës.

Statistika

Numri i automjeteve që përdorin karburant alternativ në rrugët e Evropës është rritur në mënyrë të vazhdueshme në të gjithë kontinentin gjatë viteve të fundit dhe në tremujorin e parë të 2019-ës zinte afërsisht 8.5% të të gjitha shitjeve të makinave të reja në Bashkimin Evropian. Midis 2009-ën dhe 2018-ës pati një rritje prej 89% të flotës së automjeteve që përdorin karburant alternativ në Evropë.

Në linkun më poshtë gjeni raportin e plotë të FIA Region I:

https://www.fiaregion1.com/wp-content/uploads/2020/04/2020-04-07-Policy-Position-AFV_FINAL.pdf

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here