Vit kulmor për Auto Club Albania dhe motorsportin shqiptar, ndiqni specialen e RTSH

0
896

Viti që lamë pas mund të konsiderohet më i rëndësishmi në historinë e motorsportit shqiptar deri tani. Për herë të parë, Shqipëria u përfaqësua në një Kampionat Botëror motorsporti siç është FIA Motorsport Games me dy pilotë të rinj në disiplinën e Karting Slalom. Gjithashtu, gjatë muajit Dhjetor 2019, Auto Club Albania mirëpriti FIA Sport Regional Congress dhe FIA CEZ Prize Giving Ceremony, dy eventet më të rëndësishme të motorsportit të mbajtura ndonjëherë në vendin tonë. Gjithashtu, u organizua Edicioni i 6-të të garës Hill Climb “Trofeu Skënderbej” që prodhoi spektakël dhe dhuroi shumë emocione. Për sa i përket angazhimit në aspektin e sigurisë rrugore, u zhvillua Edicioni i 9-të i Konkursit Kombëtar “Të Sigurt mbi Dy Rrota”, i cili u shtri në 11 qytete të Shqipërisë. Më sipër mund të ndiqni kronikën speciale të RTSH për aktivitetet e Auto Club Albania gjatë vitit 2019.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here