Video spektakolare/ Ja makina e Formula 1 në 2021

0
1007

Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit(FIA), e cila është edhe organizatorja e Formula 1, ka zbuluar për publikun pamjen e makinës së garave për vitin 2021. Tashmë, ka një imazh dixhital dhe përshtypjesh të para se si do të duket 1-vendëshja pas dy vitesh. Dhe FIA nëpërmjet faqes së vet zyrtare në internet(fia.com), sjell në mënyrë ekskluzive për publikun fotografitë e para dhe video të makinës së vitit 2021 që po kalon testimin në tunelin e erës.

Çfarë ka ndodhur?

Në kuadër të formësimit të rregullave për një epokë të re të garave në 2021-in, FIA dhe Formula 1 kanë mbyllur një numër të paprecedent kërkimesh dhe testimesh CFD për të bërë realitet vizionin e tyre. Dhe hapi i radhës ishte për të konfirmuar ato të thëna në tunelin e erës.

Muajin e kaluar, përpara Çmimit të Madh të Gjermanisë, një prej modeleve më të fundit të 2021-it u fut në tunelin e erës së Sauber nën masa shumë të ashpra fshehtësie. Ky testim erdhi pas një të pari që u bë në janar ku u përdor një model 60% i 2018-ës, ndërsa një tjetër u zhvillua në mars aty ku një prej modeleve të makinave të 2021-it u testuan me rrota 13 inç. Ndërsa rezultatet e përgjithshme po u shpërndaheshin të gjitha skuadrave, grupi konsultativ i pavarur i Sauber, vendosi në dispozicion tunelin e erës duke siguruar se skuadra e vet e Formula 1 nuk do të kishte asnjë avantazh.

Elementë si zonat e ngritura anësore dhe krahu i pasmë, pritet të mbeten të njëjta edhe në përsëritjen përfundimtare, ndërsa pritet që krahu përpara të evoluojë në vazhdim.

Në videon e mësipërme ju keni një pamje të rrallë të tunelit të erës ku modeli 50% i 2021-it ecën me goma 18 inç. Ekziston një pajisje mbrapa makinës që lëviz lart e poshtë dhe mat rrjedhën e ajrit duke lejuar F1 dhe FIA të monitorojnë zgjimin ndërsa përpiqen të përmirësojnë aftësinë e një makine për të ndjekur një tjetër.

“Skuadrat veçanërisht nuk e përdorin këtë pajisje, pasi nuk u intereson shumë zgjimi i makinës. Kjo nuk është një kritikë. Skuadrat thjesht synojnë të maksimalizojnë performancën e makinave të tyre, gjë që është shumë e kuptueshme. Gjithsesi, ne jemi shumë të interesuar se çfarë ndodh mbrapa makinës. Pika themelore e gjithë kësaj që ne duam të bëjmë, është që të reduktojmë humbjet me të cilat përballet makina që vjen mbrapa”, shpjegon Drejtori i Çështjeve Teknike të Makinës së F1 në FIA, Nikolas Tombazis.

Shefi Teknik në Formula 1, Pat Symonds bën të ditur se ndërsa pjesa më e madhe e punës zhvillimore që po bëhet, është kryer duke përdorur CFD (Computation Fluid Dynamics), testet e tunelit të erës ofrojnë një vërtetim në botën reale të modelimit të kryer në hapësirën virtuale. “Ndërsa mjetet CFD që ne përdorim përmbajnë disa teknika mjaft të avancuara, të cilat nuk përdoren zakonisht nga ekipet, ne duam të kopjojmë simulimet virtuale me një simulim fizik”, deklaroi Symonds.

Një avantazh i përdorimit të tunelit të erës së Sauber, i cili afrohet edhe me qira, është se operatori zviceran ka një sistem automatik matës shumë të mirë.

“Pajisja ka një grup tubash me ndjeshmëri të madhe në mënyrë që mund të masë drejtimin, presionin dhe shpejtësinë e rrjedhës. Në këtë mënyrë, ne jemi të sigurt se çfarë nxjerr CFD, është korrekte”, deklaron Tombazis.

Tradicionalisht, makinat me shkallë 100% nuk ​​përdoren në një tunel me erë pasi testimi i tyre u ndalua disa vjet më parë për shkak të kostos së madhe të prodhimit të modelit. Shumica e skuadrave janë zhvendosur në përdorimin e modeleve 60%, por F1 dhe FIA ​​kanë zgjedhur të punojnë me një shkallë 50%.

Cili është rezultati?

Një prej synimeve kryesore të rregullores së vitit 2021 është që të shohim më shumë parakalime. Dhe për ta bërë këtë, ka një shtysë për të gjetur një rrugë që duhet të ndjekin makinat që të jenë në një distancë sa më të afërt me njëra-tjetrën. Atëherë, çfarë kanë zbuluar kërkimet për muaj të tërë dhe më pas testimet e CDF në tunelin e erës?

“Themelor është fakti që CFD ka qenë korrekte. Nuk kemi pasur surpriza të mëdha. Pra, ka një ndërprerje zgjimi 5-10%, në krahasim me nivelet aktuale të 50%, megjithëse kjo varet nga konfigurimi i saktë që po testojmë etj”, tha Tombazis.

Symonds është po aq entuziast sa shkon larg duke thënë: “Në të vërtetë, rezultatet janë përtej asaj që mendova se mund të arrinim në momentin që nisëm projektin. Me konfigurimet që kemi marrë deri tani, rezultatet janë të jashtëzakonshme”.

Çfarë roli kanë luajtur skuadrat?

FIA dhe Formula 1 kanë punuar hap pas hapi për sa i përket kërkimeve dhe zhvillimit për të finalizuar rregulloren e 2021-it në kohë për afatin e tetorit, ndërsa nuk do të thotë se kanë shmangur skuadrat. Në fakt, është e kundërta. Skuadrat janë ftuar për të ndihmuar me grumbullimin e të dhënave dhe zhvillimin e procesit, me FIA që i ka lejuar ato që të bëjnë testime edhe jashtë orëve të projekteve aktuale të përbashkëta. Dhe ato skuadra që kanë pasur kapacitetet dhe mjetet, e kanë bërë, ndërsa ato që nuk kanë pasur mundësi, kanë marrë informacion.

“Skuadrat kanë kontribuar për sa i përket CFD-së. Normalisht, skuadrat kanë një limit se sa CFD mund të bëjnë, por shpesh ne u kemi afruar atyre mundësinë për të bërë teste edhe jashtë limiteve që të kontribuojnë për të saktësuar çështje të rëndësishme në lidhje me rregullat e 2021-it. Disa prej skuadrave kanë kontribuar dhe ato do të ndajnë rezultatet me FIA-n, Formula 1 dhe ekipet e tjera”, deklaroi Tombazis për faqen zyrtare të FIA-s.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here