Video/ Shpikja e re i jep fund makthit për parkim

0
954

Po vuani për të gjetur parkim? E keni menduar se sa mund të shpenzoni vetëm duke u rrotulluar kot për një vend për makinën tuaj? Bëni edhe pak durim, në fund të tunelit ka dritë…Prodhuesi i automjeteve “Ford” dhe kompania “Vodafone” kanë krijuar një teknologji që të ndihmon për të gjetur më lehtë një parkim në qytet. “Parking Space Guidance” quhet sistemi, i cili është i bazuar në lidhjen me internetin dhe shfrytëzon informacionin në kohë reale për rrugët për të njoftuar drejtuesin e mjetit se sa vende të lira janë aty afër dhe adresën për të mbërritur te to.

Sipas prodhuesit amerikan të automjeteve, në metropole si Londra apo Frankfurti, njeriu humbet rreth 67 orë në vit duke u rrotulluar kot për të gjetur një parkim. Kjo statistikë i referohet një studimi të bërë dy vite më parë nga Inrix, shoqëri e specializuar në analizën e të dhënave nga vendndodhja. Një humbje kohe që përkthehet në shpërdorimin e rreth 1.350 eurove, ndërsa ka edhe një efekt anësor të bezdisshëm, pasi rrit trafikun në qendrat urbane.

Pajisja quhet “udhëzues”. Në këtë rast, një kompjuter qendror që dërgon informacion te drejtuesit bazuar në lokacionin ku ata janë. Duke pasur këto koordinata, koha për të arritur në destinacion zvogëlohet dhe qarkullimi bëhet më i dendur. Dhe sekreti i kësaj shpikje është komunikimi nga makina në makinë ose nga makina me një infrastrukturë. (Domethënë, në shkëmbimin e të dhënave ndërmjet makinave të lidhura me njëra-tjetrën ose infrastruktura të tjera).

Në bazë të së njëjtës teknologji, prodhuesi amerikan dhe kompania e telefonisë po zbatojnë shërbime shtesë. Një prej tyre është “Traffic Light Assistance System” që tregon në kroskot se në sa sekonda dritat e semaforit kthehen në ngjyrë të gjelbër ose të kuqe, duke ndihmuar në parandalimin e sjelljeve të rrezikshme siç janë frenimi në momentin e fundit ose përshpejtimi i papritur. “Sistemi i Informimit për Tunelet” raporton kushtet e trafikut në tunelet përgjatë rrugës të gjurmuar nga navigatori. Në këtë aspekt janë shtuar edhe të tjerë duke përfshirë paralajmërimin e keq të motit që komunikon ndryshimet e motit nga automjeti në automjet. Gjithashtu, është edhe “Vario Display” që të kujton për evente që janë të programuara në zonën afër ku ndodhet mjeti që mund të ndikojnë në kushtet e trafikut. Në Gjermani, “Ford” dhe “Vodafon” janë partnerë në programin KoMoD(Lëvizja Bashkëpunuese në fushën e testimit digjital Dusseldorf), që parashikon investimin e 15 milionë eurove në projekte industriale që kanë lidhje me automjetet e lidhura mes tyre ose me drejtimin e automatizuar të mjeteve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here